TIRANE- Koalicioni i krijuar me 26 parti nga Sali Berisha, ku veç Partisë së Lirisë, asnjërës prej vargut me 24 parti të tjera nuk i dihet pesha elektorale ka ngjallur shumë pakënaqësi dhe demotivim mes mbështetësve të PD-së, të cilët thonë se Berisha i ka të humbura zgjedhjet e 11 majit.

Ka dhe militatë të cilët ngrenë zërin kundër kësaj aleance e cila nuk do të mund Ramën që garon për madantin e katërt.    

Një nga këto është dhe Ilir Vrenozi, personazh i njohur në rrjetet sociale dhe një mbështetës i zjarrtë i PD-së por që duket se ‘aleanca për Shqipërinë Madhështore’ e ka acaruar së tepërmi.

Në një video të postuar në rrjetet sociale Vrenozi thotë se në PD nuk po vjen me alternativë të re përballë Ramës, se elektorati është demotivuar,  dhe se me rraqe të vjetra karta të konsumuara limona të shtrydhur që nuk kanë lidhje me të djathtën nuk mund të mundet Rama që ka marrë 3 mandate tashmë e kërkon të katërtin.

“Ne Ramës do i hajmë vetëm k… me këta bq… k.. që duan vetëm të vijnë në pushtet. 
Njerëzit duan që të vijë në pushtet një i djathtë që të mos vidhet më. Si do vish në pushtet me një alternativë më njerëzit që i ka pasur Rama.. i ka q... Rama dhe i merr ti. Çfarë altërnative është kjo?

Duhet të djathtë klasikë, gjeneratë e re me ide frymë politike të djathtë, trashëgimi politike kulturore e familjare të djathtë. E djathta në të gjithë botën ka histori trashëgimi, këta janë rraqe të vjetra karta të konsumuara limona të shtrydhur nuk kanë lidhje me të djathtën prandaj elektorati demotivohet. Nuk ka risi nuk ka altërnative, zero absolut. Unë dua të rrëzoj Ramën jo të sjell në pushtet Kujtim Gjuzi. Unë dua të heq Ramën.

Me këtë listë s'i mund ti dalësh përpara këta kanë 3 herë që të mundin. E djathta i del para me bashibokukë. Me marifetet e tij Rama ka hequr të vjetrit dhe vë të rinjtë, nipat e mbesat e tyre. Ata lëvizin. Ne vijojmë me bashibozukët..

Vini mo djem të rinj FRPD, s ke nevojë për rrangallë..

Përveç Partisë së Lirisë e cila në zgjedhjet e vitit 2021 mori 6.8% të votave asnjërës prej vargut me 24 parti të tjera nuk i dihet pesha elektorale. 13 prej tyre ishin në koalicion me PD-në para 4 viteve dhe askush s’e di se sa vota politike ka secili.