-
-
-
Tjetër ‘deja vu’ e PD, kërkon komision hetimor për zgjedhjet: Të hetohet 11 maji
Disa muaj pas disfatës së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike kërkon hetim parlamentar për përdorimin e burimeve shtetërore e administratës në garën e pranverës. Kërkesa u depozitua zyrtarisht këtë të martë bashkë me 38 firma të deputetëve opozitarë.
14 Tetor, 12:47 -
Përgënjeshtrohet Berisha/ McAllister nuk njoftoi mision faktmbledhës për Shqipërinë
David McAllister nuk ka njoftuar asnjë mision faktmbledhës të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Deklarata e ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilës, Komisioni i Jashtëm i PE do të dërgonte një mision për zgjedhjet, rezulton e pavërtetë. Zyra e Parlamentit Europian konfirmon për Faktoje.al se bëhet fjalë vetëm për një vizitë të mundshme në vitin 2026, jo për një mision të planifikuar këtë vit.
4 Gusht, 12:25 -
Partia Demokratike ankimon në Kolegjin Zgjedhor rezultatet e qarqeve Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan
Edhe Partia Demokratike ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor qarqet Tiranë, Durrës, Fier Elbasan, përvec padisë më vetë të bërë nga Aulon Kalaja.Por këtë rrugë PD e ka provuar në Kolegj edhe
11 Korrik, 15:48 -
Iu vodhën votat brenda partisë në Durrës, Kalaja padit KAS-in në Kolegj: Fshiu të dhënat, nuk hapi mbi 200 kuti për të cilat mori vendim! Mandatet mund të përmbysen
Kandidati i PD-ASHM për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, tha sot se po të rinumërohen të gjitha kutitë që s'u hapën qëllimisht nga KAS, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati sjell ndryshim mandatesh brenda partisë. Kalaja: E ndaluan rinumërimin se u ngushtua ndjeshëm diferenca me Arjan Ndojën! Trendi mund të çojë në përmbysje, vjedhje me shumë vota nëpër kuti
11 Korrik, 14:24 -
Disfata e 11 majit/ Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë, qeveria u investua tek përçarja e opozitës
Aleati i Sali Berishës, Vangjel Dule thotë se përçarja e opozitës solli humbjen. Ai kërkon që opozita të kthejë gishtin nga vetja, por nga ana tjetër akuzon qeverinë se përdori çdo mjet për të ndarë kundërshtarët.
10 Korrik, 12:18 -
PD kërkesë në KQZ, akuza edhe Celibashit: Nuk na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit dhe për zarfet e diasporës! (DOKUMENTI)
Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit
4 Korrik, 17:05 -
Maliqi për Report Tv: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri
I ftuar në ‘Sot, Live në Shqipëri’, ish-deputeti Lefter Maliqi, kandidat i 11 majit për PD-ADSHM, shprehet se pa analizë të thellë brenda opozitës nga Meta dhe Berisha, do humbasin sërish. Ish-deputeti: Mandati i tretë në Berat u humb për shkak të Bozdos! Ose kandidat i fortë, ose të mos futemi fare për Bashkinë! Nëse e humb me më shumë se 2 mijë vota Beratin, largohem, nga politika! Berisha s’duhet të ikë tani, të tjerët dështuan
4 Korrik, 14:15 -
KAS i rrëzoi, PD çon në Kolegjin Zgjedhor tre qarqet e para! Pritet shorti për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin
Humbja e betejës ligjore në dy shkallët e para, në KQZ dhe KAS, e ka çuar Partinë Demokratike dhe aleatët e saj që të ‘trokasin’ edhe në derën e Kolegjit Zgjedhor. Kërkon pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në Korçë, Gjirokastër dhe Kukës, KQZ e kishte certifikuar 11majin. Sot KAS rrëzoi PD edhe për Vlorën e Beratin, më herët ishte rrëzuar Lezha
10 Qershor, 18:50 -
PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, KAS, ka vendosur me shumicë votash, me tre anëtarë nga radhët e Partisë Socialiste, rrëzimin e ankimit të PD-së pavlefshmëri për Beratin dhe Vlorën. Me këto vendime, procesi zgjedho
10 Qershor, 18:11 -
Zgjedhjet/ Rinumërim 257 kutive në Durrës, mes tyre edhe diaspora! Verifikim edhe 60 kutive për Kalanë, pretendime se Ndoja u vodhi votat
Pas Tiranës, Fierit dhe Dibrës, rinumërim do të ketë edhe në një pjesë të qarkut Durrës. 2 anëtarët e opozitës në KAS hapën kutitë që kërkoi PD, në dy KZAZ, si dhe 60 kuti të tjera që u kërkuan nga kandidati Aulon Kalaja, i cili po e bën betejën i ndarë nga partia e tij. Gjithashtu do të numërohet nga e para të gjitha votat e diasporës të ardhura për qarkun Durrës.
10 Qershor, 14:39 -
KAS shqyrtoi Vlorën, PD: Nuk rakordonin fletët e votimit, pavlefshmëri! Bele: Nëse s’ka prova, nuk shkon t'i hapësh kot, ndryshe mbetemi gjithë beharit këtu!
KAS vijoi nga seanca e kaluar mbledhjen për Vlorën. PD pretendon se nuk rakordojnë fletët e votimit me ato të papërdorura dhe kërkon hapjen e kutive, pavlefshmërinë e rezultatit që ka shpallur KQZ, si dhe përsëritjen e tyre. KAS kërkoi prova konkrete, pasi në të kundërt me këtë procedurë i binte të 'mbeteshin gjithë beharit me këtë proces pa kuptim'. Në fund PD u rëzua
10 Qershor, 12:22 -
‘Kandidatët e PD thonin se Rama do fitojë zgjedhjet!” Berisha: I marr krejtësisht të pavlerë! Se ç'ka pëshpëritur njëri apo tjetri, është puna e tyre...!
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, teksa këmbënguli sot në konferencë se zgjedhjet ishin një farsë elektorale që nuk do njihej, u pyet edhe për periudhën e fushatës elektorale.Një nga gazetarët e pyeti që nëse ishte në dijeni për disa kandidatë të PD, të cilët në takime elekto
9 Qershor, 13:58 -
Berisha sulmon Dumanin: SKAPI i partisë mbron krimin elektoral! 'Dredhon' për komisionerët që kanë devijuar votën brenda PD (VIDEO)
Dhe për ta përmbyllur konferencën e tij nga selia e PD-së, Sali Berisha u rikthye për të bërë komente përsëri ndaj drejtësisë dhe kreut të saj Altin Dumani, duke e quajtur bashkëpunëtor të qeverisë në krimin elektoral.Por ai ‘dredhoi’ për fati
9 Qershor, 13:05 -
Tjetërsimi i votave të kandidatëve të PD? Berisha: S’bëjmë padi, Dumani i bën turshi në SPAK! Shqipëria toka e kokainës! Spirogjoka... (VIDEO)
Me një denoncim të ri në duar, Sali Berisha akuzoi se më 11 maj u blenë vota. Por teksa thotë se do të çojë deri në fund vërtetimin e farsës elektorale, kryedemokrati mbajti një standard krejt tjetër për numëruesit e PD, duke paralajmëruar amnisti të tyre në rast se gjatë ri-numërimit do të vërtetohet vjedhja e votave brenda partisë.
9 Qershor, 12:55 -
Zgjedhjet/ KAS shtyn Shkodrën për të mërkurën, PD-së i kërkohet paraqitja e provave! Logu: U votua edhe dy herë! KQZ: S’pati parregullsi
Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave e nisi seancën me pikën e parë të rendit të ditës, që ishte qarku Shkodër, i shtyrë nga mbledhja e kaluar. Marash Logu pretendon parregullsi edhe tek PEI, KAS i kërkon dorëzimin e provave të mërkurën. KQZ dhe PS kërkojnë rrëzimin e ankimimit për pavlefshmëri dhe përsëritje: Nuk ka asnjë provë nga PD!
9 Qershor, 11:19 -
Një tjetër aleat akuzon kandidatët e Berishës se i kanë vjedhur votat, Elton Roshi kërkon rinumërim
Një tjetër aleat i Sali Berishës ngre dyshime mbi vjedhje të votave preferenciale. Elton Roshi, kandidat i Agrarëve në aleancën me Partinë Demokratike kërkon rinumërim të votave të tij.
4 Qershor, 17:24 -
Pasi akuzoi PD-në se i vodhi votat Metës në Kavajë, Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave dhe damkos qeverinë e Ramës!
Tedi Blushi përdor raportin e PE për të rrëzuar zgjedhjet. Por fajtorin tani në PL kanë nisur ta kërkojnë jo vetëm te Qeveria e Edi Ramës, por edhe tek aleati i tyre i ngushtë, Partia Demokratike dhe Sali Berisha, duke ngritur dyshime të forta se në Kavajë u devijua vota brenda koalicionit në destinacione të tjera
4 Qershor, 15:25 -
