Futbolli në Europë brenda pak ditësh do të kthehet fuqishëm me pothuajse të gjithë kampionatët, por ajo që mbetur për t’u veçuar është mungesa e tifozëve. Sigurisht që futbolli pa tifozë humbet pjesën më të bukur të tij, por jo vetëm kaq, pasi ata sjellin të ardhura për ekipet.
Për këtë arsye në Rusi është menduar një rrugëzgjidhje. Premier League e këtij vendi, e vendosur të rifillojë me 21 qershor, do të rinisë me tifozë në stadium. Për shkak të humbjeve që kanë klubet dhe kërkesës së tyre për të patur tifozë, qeveria atje ka pranuar që në stadiume të futen 10% e kapacitetit.
Një lajm i mirë ky jo vetëm përsa i takon të ardhurave për klubet por edhe për bukurinë që tifozët i japin futbollit. Sakaq është raportuar se në Kroaci, Greqi, Serbi dhe disa vende të tjera po mendohet një hipotezë e ngjashme, vetëm me ndryshimin te kapaciteti i stadiumit.