GREQI- Duke “luftuar” për jetën në një shtrat spitali është mjeku grek George Neos, i cili u qëllua me breshëri plumbash në mes të rrugës në kryeqytetin helen, nga një grua shqiptare Klodiana Celo, në sytë e fëmijës së tyre 13-vjeçar.

Sipas mediave, artistja shqiptare dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe fëmija, që e ka rritur burri me bashkëshorten e tij, pasi fitoi gjyqin për kujdestarin.

Krimi ishte i menduar, pasi Klodiana iu afrua burrit kur ai kishte dal nga shtëpia për të pritur fëmijën nga shkolla dhe pasi debatuan ashpër ajo nxori armën dhe e qëlloi disa herë në bark. Fillimisht u tha se ai humbi jetën në vend, por më pas kur u dërgua në spital u zbulua se kishte ende shenja jete. Gjendja e burrit është e rëndë dhe shanset për të jetuar, po shuhen nga momenti në moment.

Sipas fqinjëve, ajo e shqetësonte mjekun prej kohësh, dhe kjo për arsye të fëmijës dhe çështjet e kujdestarisë. Në pranga nga policia greke ka rënë shqiptarja, e cila ishte violiniste Klodiana Celo.

Në media ajo ka treguar se kishte ngritur sërish padi kundër babait të fëmijës së saj, dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga autoritetet gjyqësore.

 “Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje ” , tha ajo. “Vajza aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e saj’, shtoi ajo.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo kishte paralajmëruar qëllimin me armë kundrejt mjekut grek.

“Ora e drejtësisë po afron”, shkruante ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
Qëlloi ndaj ish-partnerit të saj, shqiptarja rrëfehet në polici: Arrestoni nënën time është kriminele

Të pakuptimta janë deklaratat e shqiptares Klodiana Cela, e cila plagosi rëndë partnerin e saj, pas një kalvari të gjatë gjyqesh për kujdestarinë e vajzës.

Nga ajo që shkruajnë mediat greke, shqiptarja ka ngritur akuza ndaj nënës së saj. Hetuesit nuk kanë arritur që t’i marrin dot një dëshmi, pasi ajo ka krijuar iluzione, duke thënë se nëna e saj është anëtare e një organizate kriminale dhe se ato duhet të shkojnë që ta arrestojnë.

Tashmë hetuesit po punojnë që të zbulojnë se nga kush e ka siguruar armën me të cilën qëlloi mjekun grek, i cili ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ora 18:09
E shokuar dhe me pranga në duar, momenti i arrestimit të artistes shqiptare që qëlloi ndaj mjekut grek në sy të vajzës! E kishte paralajmëruar: Ora e ndëshkimit po afron

Mediat greke kanë publikuar foton e arrestimit të shqiptares e cila qëlloi me armë kundrejt mjekut grek, në sy të vajzës.

Me pranga në duar artistja shqiptare, violinistja Klondiana Celo, shfaqet e shokuar nga akti i rëndë që ka kryer. Mjeku grek, e kishte ndaluar Klodianën që të shikonte vajzën që pas ndërprerjes së marrëdhënies së tyre në vitin 2016.

"Ata krijuan një lojë, madje paguanin avokatët që kisha marrë për të vendosur kundër meje dhe deri më sot më kërcënojnë ose nëpërmjet të tretëve ose vetë. Jeta ime është ndalur që kur më kanë marrë vajzën.’- shprehej ajo në një intervistë.

Ajo ka treguar se kishte ngritur sërish padi kundër babait të fëmijës së saj, dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga autoritetet gjyqësore.

 “Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje ” , tha ajo. “Vajza aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e saj’, shtoi ajo.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo kishte paralajmëruar qëllimin me armë kundrejt mjekut grek.

“Ora e drejtësisë po afron”, shkruante ajo.