Mijëra protestues bllokuan një shesh qendror të Moskës më 29 shtator ndërsa grupet e opozitës kërkuan të rimarrin vrullin pas një vere demonstrimesh që kishin si objektiv zgjedhjet lokale, por edhe një sistem më të gjerë politik në vend.
Tubimi ishte përpjekja e parë e madhe nga grupet politike liberale dhe partitë aleate që nga zgjedhjet në fillim të muajit që nxitën valën më të madhe të protestave të qëndrueshme anti-qeveritare në gati një dekadë.
Në vend të zgjedhjeve, tubimi në Moskë u përqëndrua tek "shtypja politike", pasi aktivistët kërkuan që autoritetet të ndalonin një fushatë sulmesh dhe arrestimesh që kanë në shënjestër Aleksei Navalnyn dhe rrjetin e tij të mbështetësve në të gjithë vendin.
Aktivistët marshuan kundër taktikave të ashpra të policisë të përdorura në demonstratat e mëparshme si dhe ato që shumë muskovitë thonë se ishin dënime të ashpra burgu kundër të ndaluarve nga policia.
Nën një shi të ftohtë më 29 shtator, demonstruesit kaluan nëpër detektorët metalikë të instaluar përgjatë Bulevardit Sakharov përpara se të mblidheshin nën cadra dhe flamuj të partive politike pranë një podiumi, ku pritej të flisnin udhëheqësit.
Tubimi u autorizua nga zyra e kryetarit të bashkisë së Moskës, që do të thotë se ka më pak të ngjarë të ketë arrestime masive nga policia.
Organizata joqeveritare White Counter vlerësoi se rreth 9,000 njerëz ishin pjesëmarrës në fillimin e tubimit.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor, 15:12
-
Kremlini hedh poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc
23 Dhjetor, 18:38
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45