Ministria e Ekonomisë ka publikuar 1500 pronat shtetërore që janë nxjerrë në shitje për vitin 2016. Lista e pasurive shtetërore për privatizim përmban shkolla, kopshte, magazina, depo, fabrika prodhimi, ish reparte policie, pika kufitare e ish reparte ushtarake. Njëherësh Ministria ka bërë publike edhe procedurat që duhet të ndjekin subjektet e interesuara për të blerë këto prona.
Kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.
1. Çfarë duhet të përmbaje kërkesa:
Emërtimin e saktë të Institucionit që i drejtohet kërkesa.
Emërtimin e saktë të objektit dhe vendndodhjen e objektit që kërkon të privatizojë.
Të dhëna të tjera në lidhje me këtë objekt ( nëse ka, p.sh. varësinë administrative të tij, funksionin që ka pasur, gjendjen aktuale të objektit, etj.)
Identitetin dhe adresën e saktë të personit që drejton kërkesën.
Çdo dokument apo të dhënë tjetër të vlerësuar nga kërkuesi bashkëngjitur kërkesës.
Nëse kërkuesi është pronar trualli, kërkesa e mësipërme duhet të shoqërohet edhe me:
vendimin përkatës të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, nëpërmjet të cilit personi apo trashëgimtarët kanë të drejtën e parablerjes së objektit përkatës, së bashku me plan vendosjen e tij.
Nëse kërkesa bëhet në Institucionin administrues të asetit:
Ky i fundit, sipas vendim marrjes së tij dërgon në MZHETS prononcimin pozitiv për privatizimin e asetit, së bashku me kërkesën përkatëse/ ose i përgjigjet të interesuarit në lidhje me arsyet e mosmiratimit për privatizim të objektit përkatës.
2. Si kryhet përfshirja në procesin e privatizimit të një aseti:
Nëse kërkesa për privatizim bëhet pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes:
1.MZHETS pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga i interesuari, i kërkon strukturës administrative të objektit prononcimin për privatizimin e tij
Nëse institucioni administrues përgjigjet pozitivisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë Ministri i MZHETS miraton privatizimin e objektit dhe urdhëron fillimin e procedurës për vlerësimin e objektit me qëllim privatizimin.
Nëse Institucioni administrues përgjigjet negativisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë MZHETS njofton kërkuesin për mos përfshirjen në privatizim të objektit të kërkuar, duke i bërë të ditur përgjigjen e institucionit administrues.
2.Pas fillimit të procedurës për vlerësimin e objektit, vazhdon përgatitja e dokumentacionit të privatizimit (dosja e privatizimit), në Degën e Shoqërisë Publike të qarkut përkatës.
3.Pas përfundimit të dosjes së Privatizimit, ajo dërgohet pranë Ministrisë se Financave, në Drejtorinë Drejtimit të Pronave, e cila realizon procedurat e shitjes në zbatim legjislacionit në fuqi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com