'Në Shkodër do forcohen masat', Lleshaj: Nuk është koha që të vdekurit të respektohen ashtu siç duhet (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu kanë qenë sot në Shkodër për të inspektuar situatën e tregjeve, e cila ka qenë mjaft problematike. Në prononcimin për mediat ministri u shpreh se do të forcohen masat e sigurisë në Shkodër, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të bashkëpunojmë me policinë.

Fillimisht Lleshaj pati një bisedë të shkurtër me një nga tregtarët, me këtë të fundit të cilin e pyeti masat. Tregtari u shpreh: "Po i kam marrë masat. Edhe qytetarët kanë mundësi, pasi ka vend."

Për inspektimin në Shkodër vetë ministri deklaroi: "Kemi ardhur për të parë masat e mara nga autoritetet, për zbatimin e atyre masave që kanë të bëjnë për parandalimin e koronavirusit. Jemi në dijeni të gjithë që në Shkodër kemi patur një ecuri negative ditët e fundit, që lidhet me pa përgjeshmërinë. Konstatoj që masat janë të pjesshme. Shoh që në tregjet e hapura ka probleme të mëdha. Shoh që ka më shumë shitës se sa blerës dhe nuk respektohen parametrat minimal të mbrojtës.

U bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës që të kenë kujdesin maksimal dhe përgjeshmërinë maksimale për jetën e tyre dhe jetën e tjerëve. Kam folur me shumë njerëz sot gjatë rrugës që më thonë se nuk i vendosim maskat sepse nuk e praktikoj këtë punë. Po maska nuk është një masë për ,mbrojtjen e vetes, por për mbrojtjen e tjerëve. Ne do i thellojmë masat e sigurisë në Shkodër. Policia e Shkodrës vepron dhe do të veprojë në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

Nuk është koha për të bërë ceromoni. Nuk është koha për të respektuar edhe të vdekurit ashtu siç e meritojnë. Jemi në një kohë anormale, jemi në një kohë të jashtëzakonshme dhe mesazhi im për të gjithë është që të bëjmë  maksimumin për ta kapërcyer këtë kohë. Kush s'ka punë të rrijë në shtëpi. Nuk është kohë për të bërë muhabete."

Në fund Lleshaj ftoi edhe gazetarët që përveç maskave të përdorura si masë mbrojtëse të respektojnë edhe distancën e sigurisë gjatë prononcimit për këta të fundit.


Lajmi kryesor:

Lleshaj: Nga nesër rregullat e reja në të gjitha tregjet! Lezha pamje krejtësisht tjetër nga Shkodra (VIDEO)


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale