Shaban Nexhi, nuk do jetë më drejtor I policisë së Shkodres pas vendimit të ministritë të Brendshëm Sajmir Tahiri për lëvizjen e tij, ndërsa në vend të tij është emeruar drejtori i policisë së Beratit Lorenc Panganika. Lajmi konfirmohet nga drejtoria e policise se shtetit të cilat bëjnë të ditura se Shaban Nexhi do të transferohet në Tiranë  drejtues në drejtorinë  e mbrojtjes të të dhënave përsonale ndërsa drejtori I policisë së Beratit transferohet në Shkoder. Shaban Nexhi u emërua në krye të policisë së Shkodres në Tetor të 2013- es. Megjithate gjatë muajve të fundit në qarkun e Shkodres kriminaliteti njohu jo pak rritje, kështu vetëm gjatë vitit 2014- te në qarkun e Shkodres janë shënuar 14 vrasje me 15 viktima nga të cilat 5 rezultojnë pa autor, 4 me autor të identifikuar por akoma të paarrestuar dhe vetëm në 5 vrasje policia ka arritur të prangosë autorët. Ndërkohë edhe këtë fillim viti në qarkun  e Shkodres janë rritur grabitjet jo vetëm në banesa por edhe në biznese dhe ne kazino.