Në Shkodër përkujtohet dita e heronjve të demokracisë, kryetari shoqatës së '2 prillit': Gjakun e martirëve nuk e harrojmë (VIDEO)

Ne Shkodër u përkujtua 29 vjetori i dy prillit ku mbetën dëshmor të demokracisë 4 djem shkodran në lule të rinisë. Organizimi ishte modest duke patur parasysh situatën e pandemisë së covid-19 e megjithatë organizatorët përçuan mesazhin se gjaku dhe aspirata për liri dhe demokraci nuk harrohet. Të pranishëm ishin kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli si dhe familjarë të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes.

Me rastin e kësaj përkujtimoreje Harris Murana, kryetari i shoqatës '2 prilli' deklaroi: "Jemi  mbledh për me thënë që gjakun e martirëve nuk e harrojmë. Jemi mbledh me thënë që Shkodra është ajo shekullorja që nuk ka pranuar kurrë padrejtësi, nuk ka pranuar kurrë nënshtrim. Falenderoj këdo që pavarësisht këshillave tona ka marrë përsipër rrezikimin e jetës për të qenë më ne. E kam fjalën për gazetarët. Iu uroj shëndet e të mira edhe betejën para gjaku të martirëve që nuk e harrojmë dhe kemi për të qenë këtu shumë e shumë herë të tjera për me treguar që gjaku i atyre që shkuan, s'do e harrojmë kurrë. Kemi për të bërë të pamundurën që aspiratat e tyre me u plotësuar dhe Shqipëria të bëhet ajo që kemi dëshiruar në atë kohë. Faleminderit dhe shëndet e jetë Shkodrës dhe shqiptarëve."

Sakaq Xhevdet Amuli, kryetar i Partisë Demokratike në Shkodër është shprehur: "Të nderuar familjarë të dëshmorëve të demokracisë, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe në  emrin tim dua t'u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjet e familjarëve të tuaj në lule të rinisë. Sot duhej të mbahej një organizim madhështor, për të kujtur këtë ditë të shënuar, por në kushtet në të cilat ndodhemi e kishim të pamundnur të bënin diçka të tillë. Si sot para 29 vitesh shkodranët si asnjëherë tjetër u bashkuan kundër diktaturës komuniste e cila për 45 vjet me radhë nuk solli asgjë tjetër përveç pushkatimeve dhe internimeve. Momenti qëndresës së shkodranëve për një Shqipëri si gjithë europa. kjo ishte dita që u shkatërruan njëherë e përgjithmonë themelet e komunizmit."

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ata betete Martire , por !: 02/04/2020 13:50

    Ata dhane jeten dhe u vrane ,Si shume Martire te tjere ..Por Kriminelet Si Ramizi apo Ajo shushunja Nexhmije e me rradhe vdiqen Si Mbreter .Dhe asnje gjembe nuk Ju futen ne kembe.. Martiret vrdsin,ndersa Kriminelet jetojne Si Bossa..

    Përgjigju
  • Dogajat e Reja: 02/04/2020 12:00

    Po organizatoret e vrasjeve te 2 Prillit Berishen me falangate tij i kishit thirr mo?

    Përgjigju
  • Flora: 02/04/2020 11:55

    Shikoni kafshet,as maska mbrojtese as respekt distance.Ligji i emergjences ndalin cdo lloj tubimi e perkujtimi more kafsh.Se duhet ti kerkoj ndjes kafsheve qe po i krahasoj me keto perbindsha.Ku eshte PD -ja qe i do te miren popullit dhe nuk i ndalon perbindeshat e vet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia