Edhe pse kostoja e jetesës në Shqipëri është rritur ndjeshëm për shkak të çmimeve të rritura, inflacioni sipas INSTAT për muajin shkurt në vend është më i ulët se në vendet e Bashkimit Europian.
Inflacioni në vendin tonë vlerësohet të jetë 4%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 6.2%.
Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Shkurt, nga 31 shtete të listuara, Shqipëria renditet e 29-ta, për rritjen e lartë të çmimeve kryesisht të ushqimeve dhe të transportit.
Shteti me rritjen më të lartë të çmimeve konsiderohet Lituania me inflacion 14%, dhe në vend të fundit për shtrenjtimin e produkteve është Zvicra më inflacion me më pak se 2% në shkurt.
Ndikimi kryesor në këtë rritje të çmimeve aktualisht po jep lufta Rusi-Ukrainë, pasi këto dy shtete kanë tregjet kryesore të Evropës të drithërave, gazit dhe lëndëve të tjera të para. Për ekspertët kjo rritje e çmimeve ka gjasa të zgjasë përtej korrikut të këtij viti.
“Çmimet do të vazhdojnë të rriten, edhe për muajit në vijim. FMN thotë deri në fund të 2022, bursat flasin për rritje deri në korrik, tendenca është që tendenca nuk do të ndalet me kaq por do të vazhdojnë të rriten çmimet”, thotë eksperti i ekonomisë Klodian Muço.
Rritja më e lartë e çmimeve është konstatuar tek ushqimet, pasi u shtrenjtuan me 7% në muajin shkurt, duke e bërë shumë më të kushtueshme shportën e konsumatorëve shqiptar.
Ndikimet e tjera negative të kësaj vale të re çmimeve, është zhvlerësimi i lekut, pasi qytetarët me të njëjtën pagë tanimë blejnë më pak, ndërsa kjo situatë do të sjellë ulje të konsumit të qytetarëve.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lajçak: Këtë javë pritet të mbahet takimi i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur
13 Janar, 15:13
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05