'Në Shqipëri më vrasin për gjakmarrje', si trafikanti i drogës ia doli të shmangte dëbimin! Britania e shqetësuar

'Në Shqipëri më vrasin për gjakmarrje', si trafikanti i drogës ia doli të shmangte dëbimin! Britania e shqetësuar

Kriminelët të cilët nuk po dëbohen nga vendi janë kthyer në shqetësim për Britaninë e Madhe. Së fundmi autoritet kanë marrë shembull një shqiptar dhe një irakian, të cilët me pretendimet e tyre, edhe pse të dënuar, kanë mundur që mos të kthehen në vendet e origjinës.

Priti Patel, sekretari i Brendshëm, më herët premtoi se kriminelët do të dëbohen shpejt nga Britania e Madhe, por dy rastet e fundit tregojnë për të kundërtën. Sipas 'Daily Mail' duhet një legjislacion i ri për të zhbërë këtë fenomen.

Në një rast, një gangster shqiptar i burgosur për gjashtë vjet për drejtimin e makinës së tij me shpejtësi duke rrezikuar jetën e policisë ndërsa kishte rreth 1 mln paund kokainë me vete, shmangu dëbimin me argumenti se rrezikohej nga gjakmarrja “nëse do të dërgohej në shtëpi”.

Në anën tjetër, një refugjat irakian i shpëtoi dëbimit pasi u lirua më shpejt nga burgu gabimisht dhe vazhdoi të ishte “mbret” i grupeve famëkeqe.

Rastet nxjerrin në pah pengesat ligjore me të cilat përballen autoritetet kur përpiqen të dëbojnë kriminelë seriozë të huaj.

Tre javë më parë, zonja Patel u tha Commons: “Pozicioni i qeverisë është, nëse abuzoni me mikpritjen tonë dhe bëni krime në Mbretërinë e Bashkuar, ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’ju larguar.

Megjithatë, numri i shkelësve seriozë të dëbuar ka rënë me gati 40 për qind në katër vitet e fundit – nga 5,218 në 2015 në 3,225 vitin e kaluar.

David Spencer, drejtor i hulumtimit në Qendrën për Parandalimin e Krimit, tha: “Është skandaloze që ka mijëra kriminelë të huaj që jetojnë lirshëm në komunitetet tona kur duhet të ishin deportuar prej kohësh.”

Një shkelës i tillë është Resul Rahova, një shqiptar i dënuar si tregtar i drogës. Pasi arriti këtu në tetor 2011, atij iu dha statusi i refugjatit me leje të kufizuar për të qëndruar deri në shkurt 2017.

Atij iu dha një dënim me burg për 6 vite për veprat penale të drogës në vitin 2016, por ai ia dol me sukses të shmangte dëbimin duke pretenduar rrezikun e gjakmarrjes në Shqipëri.

Me gjithë përpjekjet e mëtejshme për ta larguar nga Britania, atij i është lejuar të qëndrojë në bazë të Ligjit për të drejtat e njeriut. Ndërkohë, refugjati irakian dhe tregtari i dënuar i drogës Serook Saeed, 33 vjeç, shmangi dëbimin pasi u lirua herët nga burgu gabimisht.

Ai shfrytëzoi lirinë e tij për t’u bërë një shef i drogave në rrethe. Saeed, i cili argumentoi se jeta e tij do të ishte në rrezik në Irak, tani është përsëri prapa hekurave pasi u dënua për drejtimin e një bande që drejtonte heroinë dhe kokainë nga Londra për në Kent.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)