Në Shqipëri, plaga e hapur prej tërmetit po laget nga shiu dhe mavijoset nga i ftohti

Në Shqipëri, plaga e hapur prej tërmetit po laget nga shiu dhe mavijoset nga i ftohti

Prestigjozja amerikane CNN, i ka kushtuar një shkrim fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë më 26 nëntor. Ndër të tjera në artikull thuhet:

“Tani plaga e hapur e popullsisë shqiptare e prekur nga tërmeti po laget nga rreshjet prej motit të keq dhe mavijoset prej  temperaturave që kanë rënë befasisht.

Prej goditjes kanë humbur jetën 51 njerëz por ‘kënga sizmike’ ende po shkakton frikë. Shumë njerëz nuk mund të kthehen në shtëpitë që mezi kanë qëndruar në këmbë.

Në mesin e të plagosurve, të paktën 41 janë akoma të shtruar në spitalet e Tiranës dhe Durrësit. Një vajzë, e cila nuk mund të transferohej jashtë vendit për tu kuruar, vdiq sot. Tre të plagosur të tjerë u transportuan për në Itali për të marrë një kujdes të specializuar.

Në Durrës të pastrehët janë sistemuar brenda një shkolle.

Ndërkohë, nga mëngjesi i së premtes Durrësi, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri, është goditur nga rreth 600 tërmete, dy prej të cilave kanë qenë me madhësi 5, kështu që situata është ende larg nga stabilizimi dhe në çdo aspekt”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë