Tirane- Më shumë para po qarkullon jashtë bankave gjatë këtij viti. Rekordi është regjistruar në muajin qershor, ku sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ishin jashtë sektorit bankar më shumë se 395 miliardë lekë, duke regjistruar rritje me më shumë se 7 miliardë lekë në raport me janarin e këtij viti. Paraja fizike dominon në ekonominë e vendit, pasi me lekë në dorë mund të blihen nga produktet ushqimore deri tek mallrat e kushtueshme si mjete apo prona.
Kjo ‘traditë’, i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar. Për këtë arsye shpesh është diskutuar kufizimi i përdorimit të parasë cash, por ende nuk ka një vendimmarrje. I vetmi kufizim është ai për bizneset të cilët janë të detyruar që pagesat mbi 150 mijë lekëve t’i bëjnë në rrugë bankare, kurse për individët s’ka kufizime.
Banka qendrore thotë se pavarësisht se ka rritje të pagesave elektronike, përsëri duhet bashkëpunim mes institucioneve për të ulur përdorimin e parasë fizike.
“Përdorimi i parasë fizike mbetet një fenomen mbizotërues në ekonominë shqiptare, i cili mbart kosto të larta për të. Bashkërendimi i përpjekjeve me të gjithë aktorët relevantë, si dhe rritja e edukimit financiar për nxitjen e përdorimit të instrumenteve sa më efikase dhe me kosto të ulëta përbën një nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë”, thotë banka në raportin e saj vjetor.
PARAJA JASHTË BANKAVE
Janar 2024 388,326 mln lekë
Qershor 2024 395,396 mln lekë
Rritja +7,070 mln lekë
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
73.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 2514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet
5 Shtator, 07:41
-
Raporti/ BSH: Besimi i shërbimeve ra me 5% në kulmin e sezonit veror! Apartamentet stok, ndërtuesit parashikojnë ulje çmimesh
2 Shtator, 21:45
-
Më shumë kredi në lekë, qytetarë e biznese ‘braktisin’ euron! ‘Pjesa e luanit’, borxh për prona të patundshme
29 Gusht, 13:54
-
Euro s’ka qetësi, valuta evropiane zbret sërish në 99 lekë
29 Gusht, 13:47
-
Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro kthehet sipër nivelit të 100 lekëve! Edhe Dollari e Paundi me rritje
23 Gusht, 16:09
-
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
23 Gusht, 13:58
-
Fluks kërkesash për kredi për shtëpi, Bankat forcojnë kushtet! Çmimet larta të pronave ‘trembin’ bankat
22 Gusht, 17:31
-
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
19 Gusht, 13:57
-
Ekskluzive/ S’ka më kredi për të gjithë! ‘Black list’ në banka e jo banka! BSH rregullore, 3 shtylla për mbrojtjen nga mikrokreditë
18 Gusht, 11:05
-
Raportime të pasakta, asnjë masë për parandalimin e pastrimit të parave, BSH pezullon licencat e 2 mikrokredive 'Rrushkull One' e 'Perlat'
16 Gusht, 11:03
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht, 16:57
-
Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro
15 Gusht, 16:52