Shkolla e Mesme e Bashkuar dhe kopshti “Rexhep Mezini” në Ishëm të Durrësit do të hapin dyert këtë shtator në ambiente krejtësisht të reja.

Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama, i cili bën të ditur se objekti i ri përfshin bibliotekë, laboratorë modernë, palestër dhe ambiente të jashtme në funksion të fëmijëve, personelit arsimor dhe komunitetit. Sipas tij, investimi është ndërtuar me standardet e Bashkimit Europian dhe synon të ofrojë siguri dhe hapësira për zhvillimin gjithëpërfshirës të nxënësve. Projekti është realizuar me mbështetjen e KfW dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

U.D/Shqiptarja.com

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27

    GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?