Nga Shkodra në futbollin suedez, sulmuesi Arlind Kalaja flet për Report Tv: Këtu u përshtata shpejt! Në Shqipëri kushtet lënë për të dëshiruar

Pasi u largua nga Shqipëria në janar duke lënë ekipin e Vllaznisë për  Ljungskile të Suedisë, Arlind Kalaja duket se nuk e ka pasur aspak të vështirë përshtatjen.

“Jam përshtat shumë shpejt për shkak të mënyrës se si më ka pritur ekipi ku kam ardhur që në momentet e para. Ndihem vërtetë mirë në Suedi,”-tha Arlind Kalaja, futbollist i Ljungskile.

Në Shqipëri fushat stërvitore dhe kushtet për një futbollist janë në limitet e të qenurit profesionist.

“Nëqoftëse marrim parasysh kushtet e stërvitjes, mënyra se si trajtohet një sportist, më duhet ta pranoj se është një nivel krejt ndryshe nga Shqipëria. Në aspektin sportive nuk flas dot sepse ende nuk e kam bërë ndeshjen e parë në kampionat,”-deklaroi Arlind Kalaja, futbollist i Ljungskile.

Mesfushori sulmues e ka të qartë se çfarë kërkon në Suedi si në aspektin professional ashtu edhe në nivel klubi.

“Ekipi ku jam aktualisht e shoh si një trampolinë për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën time. Normalisht pa harruar edhe objektivin e ekipit, që është ngjitja në një kategori më lart dhe besoj se është i arritshëm, duke parë cilësitë e skuadrës,”-u shpreh Arlind Kalaja, futbollist i Ljungskile.

Arlind Kalaja përveç Vllaznisë në Superligë ka qenë edhe pjesë e Kukësit, Kastriotit dhe Teutës.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/04/2022 14:07

    Ky ngeli tu shku mu provu andej ktej,se merr askush se nuk ben,atje pa rroge do kete shku me ngroh stolin,kur ke talent del nga favella brazil,e perfundon me realin,jo kategori dyte suedi

    Përgjigju
  • fuati: 06/04/2022 14:03

    Po ky RRK krahason kushtet e vendit me te varfer ne Evrope me Suedine..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë