Flamuri me yllin komunist në 'Sunny Hill'! Opozita: Kërkoni ndjesë! Veliaj: Kënga, satirë ndaj regjimit! Luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD

TIRANË- 'Festivali 'Sunny Hill' është vendosur në qendër të vëmendjes, kjo pasi mbrëmjen e djeshme në natën finale të saj, u shfaq flamuri me yllin komunist. Opozita përmes reagimeve të njëpasnjëshme, akuzoi se shfaqja e simbolit të komunizmit në festival është fyerje ndaj vuajtjes së shqiptarëve, teksa këtë moment e shfrytëzuan për të kërkuar edhe dekomunistizim të plotë.

 “Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët. Herë pas herë nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve. Ndaj PD ka këmbëngulur gjithmonë se dekomunistizimi është një proces që duhet marrë seriozisht dhe trajtuar me respektin që meriton një komb që ka vuajtur kaq shumë dhe gjatë diktaturën komuniste", tha Alibeaj.

Përgjigjen ndaj këtyre akuzave e dha kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kryebashkiaku sqaron se kënga është një satirë kundër regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit. Ai iu është drejtuar opozitës me një mesazh, duke thënë se me të njëjtën mënyrë do duhet të reagojnë edhe për Sali Berishësn, i cili më herët ka qenë sekretar i PPSH, e sot në drejtimin e PD-së.

 “Kënga është një satire ndaj regjimit! Alban Nimani - dhëndër në Tirane në një nga familjet më të përndjekura ! Uroj të luftoni më të njëjtin zell sekretarin e PPSH ne krye te PD dhe sigurimsin aleat!”, tha Veliaj.

Pas këtyre polemikave, ka ardhur edhe një reagim nga vetë lideri i grupit "Asgjë sikur dielli".

"Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara", shkruan ndër të tjera ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Flamuri me yllin komunist, Foltorja: Dënim penal kush përdor simbolet e komunizmit

1658317422_Sequence03.00111710.Still032.jpg

Foltorja e Sali Berishës, është revoltuar ndjeshëm nga koreografia e përdorur gjatë festivalin të muzikës ‘Sunny Hill’, ku në qendër ishte një parodi ndaj regjimit komunist realizuar disa vire më parë nga këngëtari Alban Nimani.

Nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Foltorja kërkon ndryshim të Kodit Penal në mënyrë që të dënohen personat që përdorin simbolet e komunizmit.

‘Sot ne nuk kemi asnjë nen në Kod Penal që të dënojë përdorimin e simboleve të urryera të komunizmit. Në Gjermani e disa shtete të tjera, përdorimi i simboleve të shtetit komunist që u rrëzua, dënohet penalisht. Dënohet pikërisht që të mos përsëritet fyerja që ndodhi mbrëmë në Sunny Hill Festival, e që ka filluar e vazhdon të ndodhë që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, për ditë nga pak, por tinëzarisht e cinikisht. Propozimet për gjoba administrative nuk mjaftojnë.’- shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

Postimi i plotë

Mbrëmë, në errësirën e festivalit ‘Sunny Hill’ organizatorët fyen Flamurin dhe Himnin Kombëtar. Dje, nën tingujt e himnit ‘Rreth Flamurit të Përbashkuar’, u shfaq si flamur ‘përbashkues’ flamurin e shtetit komunist, me yllin mbi shqiponjë. Atë flamur të urryer ne e hodhëm poshtë kur ra shteti komunist.

Indinjata dhe reagimi tek njerëzit e thjeshtë ishte i drejtë. Sepse ky është një TURP i konsumuar botërisht. Vetëm organizatorët heshtin, sepse, përtej çdo parodizmi të himnit, të kryer nën fasadën e lirisë artistike, mesa duket qëllimi ishte pikërisht provokimi dhe fyerja.

Shumë prej atyre ata që e panë atë shfaqje turpi, kanë kujtimet e familjes të vrarë, të zhdukur, të burgosur, internuar apo dëbuar, familjarë që nuk studiuan dot apo u poshtëruan me punë të rënda.

Por nuk duhet vetëm të kesh në familje dikë që vuajti nën komunizëm. Mbrëmë u fye kushdo që ka ndërgjegje të pastër, të shëndoshë, që beson tek parimet dhe të drejtat e njeriut e që refuzon shkeljen e atyre parimeve dhe të drejtave nga shteti kriminal komunist që simbol kishte yllin mbi shqiponjë që u shfaq mbrëmë në Sunny Hill Festival.

Sot nuk mund të thuash fjalë që fyejnë grupe raciale apo të margjinalizuara. Por mund të shkelësh qëllimisht dhe pa u ndëshkuar mbi dhimbjen që ka lënë në ndërgjegjen e kombit komunizmi. Kjo nuk ka ku të rrijë!

Nëse pranojmë këtë fyerje, ne mbetemi një shoqëri e ndarë keq, ku ata që kryen krime apo ata që i trashëgojnë ata, mund të fyejnë me cinizëm të hapur viktimat e komunizmit, kujtimet e dhimbshme dhe ndërgjegjen e një shoqërie që 32 vite më parë rrëzoi komunizmin edhe duke hequr simbolet e tij.

Përdorimi tinzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh. Është shtrat i deformimit në sytë tanë, përditë e nga pak të asaj që kur lindi e quajtëm Demokraci, por sot duket si një hibrid i deformuar.

Përdorimi tinëzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh.

Ndaj duhet reaguar ashpër, jo thjesht me indinjatë apo përbuzje. Reagimet ironizuese apo shpërfillëse janë njësoj sikur të mos reagosh. Ndoshta qëllimi i tyre ishte tërheqja e vëmendjes nga skandalet, por ka raste që duhet të ndalesh e të reagosh, përndryshe këta tinzarë kaluan edhe një here tjetër.

Neni 14 i Kushtetutës përcakton qartë:

[...]

2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.

3. Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.

4. Himni kombëtar është ‘Rreth Flamurit të Përbashkuar’.

 [...]

7. Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj 

Ka një arsye madhore pse Flamurin dhe simbolet e Republikës i mbrojmë me Kushtetutë dhe ligj. Ato janë simbolet e të gjithëve. Simbolet janë pjesë e identitetit tonë dhe komunizmi është antiteza e këtij identiteti. Fama artistike e dikujt nuk bën dot hije mbi fyerjen e simboleve kombëtare e as mund të justifikojë këtë. Për simbolet janë bërë luftëra, madje edhe luftëra civile. Nëse ato simbole do vazhdonin të valëviteshin pas 1991, pranvera e atij viti do të ishte njësoj si në Bukureshtin e Timishoarën e vitit 1989.

Ndaj Kodi Penal përcakton se: [...] Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. (neni 268).

Nuk ishte aktivitet zyrtar do të nxitojnë të thonë disa, por organizohej nga Bashkia Tiranë! Por aty u shpalos një simbol fyes për shumë nga ata që u gjendën aty apo që e panë më pas dhe me vargjet e himnit kombëtar iu kërkua të përbashkoheshin rreth atij simboli të urryer që është flamuri komunist. U fye Flamuri Kombëtar, u fye Himni Kombëtar. Në thelb, vepra penale u konsumua.

Nuk u hodh në tokë, nuk u gris Flamuri apo u shtrembërua teksti apo muzika e himnit.

U përdor një simbol i komunizmit që fyen qindra mijëra shqiptarë, përpjekjen tonë për demokraci dhe ikje nga ajo trashëgimi e errët që përfaqëson ai flamur që u shfaq mbrëmë.

Sot ne nuk kemi asnjë nen në Kod Penal që të dënojë përdorimin e simboleve të urryera të komunizmit. Në Gjermani e disa shtete të tjera, përdorimi i simboleve të shtetit komunist që u rrëzua, dënohet penalisht.

Dënohet pikërisht që të mos përsëritet fyerja që ndodhi mbrëmë në Sunny Hill Festival, e që ka filluar e vazhdon të ndodhë që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, për ditë nga pak, por tinëzarisht e cinikisht.

Propozimet për gjoba administrative nuk mjaftojnë.

Kjo atyre u bën fresk. Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal, që askush të mos guxojë të fyejë sërish shoqërinë, kombin dhe simbolet e tij duke përdorur simbolet e komunizmit, njollës më të zezë të historisë tonë.

Ora 12:46
Flamuri me simbolin komunist në skenën e ‘Sunny Hill’ menaxheri i festivalit për Report Tv: Keqkuptim, parodi e grupit ‘Asgjë sikur dielli’

Menaxheri i festivalit për ‘Sunny Hill Festival’, Alban Kastrati i pyetur nga gazetarja Ledina Jakimi sqaroi se fotoja ka qenë pjesë e performancës të banës rrok, ‘Asgjë sikur dielli’. Më tej Kastrati tha se vetë grupi muzikor sqaroi publikun në mënyrë që mos krijohen keqkuptime.

 ‘Po, unë me vonesë e kuptova që është qarkulluar një foto e tillë. Dhe natyrisht nuk kishim mundësi ta sqaronim. Por sigurisht, sot herët në mëngjes kemi sqaruar për publikun se ajo është pjesë e një performancë e grupit të rrokut ‘Asgjë sikur Dielli’, pra një parodi rreth komunizmit. Për këtë edhe vetë frontmani (lideri i grupit) dhe besoj që tashmë është sqaruar. Sepse nuk e di me qëllim ose pa, është krijuar një keqkuptim në publik mirëpo vetë banda ka dalë me një sqarim që thotë se është një parodi që banda të luftojë idenë e komunizmit. Por, sqarimin besoj se e dha më mirë lideri i grupit.’- tha Kastrati 

Ora 12:09
Flamuri me yllin komunist në ‘Sunny Hill’, reagon grupi: Ka të bëjë me shembjen e komunizmit! Ne jemi koshient për persekutimet

Alban Nimani, lideri i grupit ‘Asgjë sikur dielli’ ka reaguar pas shfaqjes së flamurit me yllin komunist gjatë performancës së tyre në festivalin ‘Sunny Hill’ duke treguar se ka të bëjë me shembjen e komunizmit.

“Video klipi i këngës "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?" është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.

Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i perkasim familjeve të persekutuara.

It's only Rock n'Roll”, shkruan Nimani me një status në Facebook.

Ora 11:41
Flamuri komunist në 'Sunny Hill', Veliaj-opozitës: Kënga, satirë ndaj regjimit! Luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur zërave nga opozita lidhur me shfaqjen e yllit me pesë cepa gjatë performancës së grupit muzikor nga Kosova “Asgjë sikur dielli ” në natën e tretë të Sunny Hill Festival.
Veliaj sqaron se kënga është një satirë ndaj regjimit e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, i cili është dhe dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura.

Veliaj ka ironizuar dhe zhvillimet në PD duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat. 

" Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste!Kënga është një satirë ndaj regjimit! @albannimani - dhëndër në Tirane në një nga familjet më të përndjekura - e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni më të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat", shkruan Veliaj.

 

Muzika nga e cila u transmetua dhe foto e flamurit e yllit me 5 cepa
Ora 11:30
Flamuri me yllin komunist në ‘Sunny Hill Festival’, Alibeaj: Për të ardhur keq, nuk është e rastësishme

1661691968_4mkps0QV400x400.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ndarë shqetësimin e tij për flamurin me yllin komunist i cili ka qenë prezent mbrëmë, në Sunny Hill Festival. Këtë moment e shfrytëzoi për të kërkuar edhe dekomunistizim të plotë.

‘Mediat kanë publikuar sot shfaqjen e simboleve të komunizmit gjatë festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Është për të ardhur keq që asnjë nga organizatorët, përfshirë bashkinë e Tiranës dhe qeverinë nuk kanë reaguar ende për këtë akt të paprecedentë.

Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët. Herë pas herë nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve.

Ndaj PD ka këmbëngulur gjithmonë se dekomunistizimi është një proces që duhet marrë seriozisht dhe trajtuar me respektin që meriton një komb që ka vuajtur kaq shumë dhe gjatë diktaturën komuniste.

Për këtë arsye ne depozituam në Kuvend projektligjin tonë që parashikon dhe çështjen e simboleve të diktaturës dhe do depozitojmë atë për lustracionin. Lustracioni dhe dekomunistizimi janë procese që ecin bashkë dhe të ndara nga njëra-tjetra ato nuk mund të funksionojnë.

Shoqëria shqiptarë ka nevojë për transparencë dhe seriozitet në trajtimin e një çështje që s'mund të jetë kurrsesi armë në duart e atyre që e përdorin për arsyet meskine të politikës së ditës.’- shkruan Alibeaj

Ora 11:25
Flamuri me yllin komunist në ‘Sunny Hill', opozita: Organizatorët të japin sqarime! Ky vend qeveriset nga 'wrong guys' që shpalosin simbol stalinist

1661763205_flamurimeyll1068x594.jpg

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar për shfaqjen e flamurit me yllin komunist në festivalin e 'Sunny Hill' duke thënë se organizatorët e festivalit duhet të kërkojnë ndjesë dhe të japin një shpjegim se përse ka ndodhur.

"Një nga vendimet e para të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992  ishte heqja e yllit komunist nga flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë. 30 vjet më pas, ylli është rishfaqur gjigand atje ku nuk pritej, në festivalin e organizuar ne Tiranë, i  cili duhet te promovonte kudo simbolet kombëtare të shqiptarëve.  Ndoshta mijëra të rinjtë që ishin atje për t’u argëtuar nuk e kanë vënë re detajin dhe ndoshta s’u bën as përshtypje, por organizatorët e festivalit na detyrohen një shpjegim dhe një ndjesë. Shqipëria ka shumë nevojë të promovohet si një vend normal, ku performojnë artistë të mirënjohur, rinia ka shumë nevojë të ketë mundësi për argëtim, shoqëria e ka të domosdoshme të emancipohet. Por as Shqipëria, as rinia, as shoqëria nuk mund të ecin përpara me simbolet e së keqes.

Ylli në flamurin e Shqipërisë është kthim mbrapa, jo modernizëm. Është simbol i diktaturës më gjakatare të Europës që na la të izoluar, që vrau, ndëshkoi, internoi pa gjyq mijëra e mijëra shqiptarë. Është simboli i diktaturës që gjymtoi një shoqëri të tërë nga ana shpirtërore, intelektuale dhe psikologjike. Është simboli i vasalitetit të diktaturës së Enver Hoxhës ndaj Jugosllavisë, simboli i tradhtisë kombëtare të diktaturës komuniste ndaj Kosovës. Ylli në flamurin tonë kombëtar është përdhosje e sakrifikës së mijëra e mijëra shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës që dhanë jetën për lirinë dhe për flamurin kuq e zi, pa yllin komunist", shkruan deputetja.

Ndër të tjera, Çupi përmend edhe Dua Lipën, sipas së cilës ajo është ndjerë e turpëruar nga ylli komunist në këtë festival në Tiranë.

"Shqiptarët e meritojnë sot një shpjegim dhe një ndjesë. Jam e bindur se edhe Dua Lipa do të jetë ndier e turpëruar nga ylli komunist në këtë festival në Tiranë", përfundon Çupi.

Nga ana tjetër, reagim nga ish-deputeti Gent Stazimiri. Ai e sheh këtë veprim me prapavijë politike duke thënë se një gjë e i tillë vjen si pasojë e një udhëheqjeje nga "djemtë e gabuar".

"Ky vend qeveriset nga wrong_guys , nostalgjikët e Stalinit dhe "Bashkimit të madh Sovjetik", atij, që po përpiqet të rikthejë me zjarr dhe hekur Vladimir Putin...Ky vend qeveriset nga wrong_guys, aleatët e Aleksandër Vuçiç, zgjatimit të Putinit në Ballkan, të cilin NATO e paralajmëroi të mos tentojë të "ukrainizojë" kufirin me Kosovën, sepse reagimi do të ishte punë minutash... Ky vend qeveriset nga ërong_guys, që ende shpalosin krenarë simbolin stalinist, nën të cilin u vranë më shumë shqiptarë, patriotë pro-amerikanë, nga ç'vrau, e la pa varr Milosheviçi në Kosovë... Ky vend është njëkohësisht edhe vend anëtar i NATO-s...(?!) Në këtë vendin e përshkruar më sipër, edhe NATO dhe interesat euro-atlantike janë jetime... sepse ata që paguhen për t'i mbrojtur, janë "me pushime"...Kaq", shkruan Stazimiri.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/08/2022 02:46

    Macy's ne U.S.A.ka simbol yllin e kuq.Asnje nuk e ze alergjia prej tij.S.d.q ne Shqiperi ashtu si ne cdo vend te botes demokratike,e drejta e perdorimit te simboleve eshte e garantuar me ligj,si menyre shprehjeje e lirise.Jo te gjithe mund te ndjehen komfort,ose mund te tolerojne shfaqje simbolesh,por kjo eshte thelbi i asaj cfare nenkuptohet me //demokraci//.Nje pyetje kam per alergjiket dhe te revoltuarit nga shfaqja e ketij simboli: A ishit po kaq te revoltuar kur ne Shqiperi u botua i perkthyer para disa vitesh /MEIN KAMPF/ i Hitlerit??

    Përgjigju
  • Or tej: 29/08/2022 20:15

    Dua Lipa a kendoi ndonje kenge apo nuk ishte fare aty?

    Përgjigju
  • Turi: 29/08/2022 18:43

    Kush nga politikanët tanë nuk është pjellë e komunizmit ? Më e bukura është se ai që ka dalë nga sistemi komunist hiqet si demokrat i flaktë . Përvec se emrit nga komunizëm në (demokraci ) asgjë nuk ka ndryshuar janë të njëjtit njerëz me flamuj të tjerë por janë gjithmonë ata të njëjtit , prandaj njerëz mos grini sallatë kot pa lidhje

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/08/2022 14:03

    Edvin shkjau shqipfolës tirani i Enver Stalinistit pjella e Putin fashistit, fleni fleni e mos u zgjoni se mirë i keni punët. Lali surrati ështé një sojë si shefi surrati

    Përgjigju
  • Endri: 29/08/2022 13:40

    Kur jua tregojne kush jane, besojini!

    Përgjigju
  • Mane: 29/08/2022 13:37

    Me te njejtin zell do e luftojme ish sekretarin e pare te PPSH te ish kardiologjise. Po ti a do kesh te njejtin zell ndaj pjelles se ish byrose politike ge PPSH???

    Përgjigju
  • laku: 29/08/2022 13:11

    ore talleni ju me keto..po ne jemi ne lufte ju mereni me yllin ne ekran.. hahahahaha..o popull ku je katandisur te te perdorin deri ketu

    Përgjigju
  • Partizani i vogel Velo: 29/08/2022 13:01

    Hedh nje idiote nje postim ne twitter online dhe 100 media merren me te por edhe keta budallenjte e opozites. Del dhe kryetari i bashkise dhe i jep rendesi idioteve sepse e di qe i rriten votat. Po kush do ta dij sot me 2022 per flamurin me yll apo pa yll o injoranter? Perkundrazi sa here flisni ju per komunizem shtohen votat e PS sepse e pame te gjithe cfare njerezish keni qene keto 32 vjet ju antikomunistet. Vetem vjedhje, vrasje e shkaterrime dhe ende nuk u ngopet doni me shume. Mbani Saliun fort pakice keni per te ndenj gjithmone.

    Përgjigju
  • Une: 29/08/2022 12:20

    Keta jane idioter, nuk behen njerez.. po pse ore injoranter ylli qenka simbol komunist? Me idoit edhe Velia qe shfajesohet.

    Përgjigju
    • Teo: 29/08/2022 21:05

      Po flamuri i Bashkimit European qe ka 15 yje cfare simbolizon

    • Une: 29/08/2022 13:50

      O Ti i Saliut... po ti yllin e komunizmit e ke ne balle te partise tende 32 vjet. Simbol te komunizmit e beri Saliu tu hidhte trut e gomarit idioteve si ty. Ka 50 yje ne flamurin amerikan dhe 26 ne ate te BE dhe 5 ne ate te Kosoves..

    • Ti: 29/08/2022 13:23

      Jo zoti idiot! Ai flamur me yll ka qenë simboli zyrtar i diktaturës më të përgjakshme në botë. Lexo!

  • katunari: 29/08/2022 12:08

    na e cat marmiten duke u more me kopshte lodrash edhe me ylla flamurash kjo Opozite halli ????

    Përgjigju
  • Tani: 29/08/2022 11:42

    ore opozita ish-komuniste? Cdo te thote te kerkojne ndjese? Mos valle edhe BE duhet te kerkoje ndjese per yjet e verdhe qe ka ne flamur?!

    Përgjigju
    • Skelari: 29/08/2022 13:52

      O Kapedani ty ate e ke hallin tek ngyra e yllit jo tek Saliu ne fakt. Po Heineken yllin simbol te komunizmit e ka? Hahahaha

    • Kapedani: 29/08/2022 12:00

      Qenke ftof o Tani, bëhet fjalë për yllin e kuq, simbol të komunizmit

  • yp xhixhi: 29/08/2022 11:27

    ne shqiperi nuk ka ligj qe ndalon perdorimin e simboleve te komunizmit dhe cdokush eshte i lire ti perdore- e ka fajin Rama dhe per kete? kjo eshte ne fund te fundit demokracia- nese do pengojme lirine, kemi shkateruar vlerat demokratike. po beni mire te shikoni ate Non-graten pishkari i demokracise

    Përgjigju
    • Tironsi: 29/08/2022 12:40

      Sigurisht. Por ka nje etik , nje dinjitet artistik, ka nje memorie për krimet e komunizmit mijra njerëz të zhdukur pa vare e shum të tjerë te burgosur.... TI NË ÇFAR DIMENSIONI JETON KJO SIGURISHT QË ËSHTË PROVOKIM ME SIMBOLE.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'