KOSOVË- "Oh një bareshë nga ne u nda"...'Baresha' Nexhmije Pagarusha mbylli sytë për të mos i hapur më ditën e djeshme duke lënë trishtim në mbarë Shqipërinë të çdo brezi.
Nesër ajo do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, siç ka zgjedhur vetë, megjithatë qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t'i thënë asaj "lamtumirë" dhe "faleminderit" për pasurinë që la pas. Të gjitha lokalet, në të njëjtën kohë do të dëgjohen këngët e saj, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron.
Një gjë e tillë është bërë me dije nga Petrit Kllokoqi, Shoqata e Gastronomve të Prishtinës.
" Shoqata e Gastronomve të Prishtinës, në kordinim me Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për ndër të vdekjës së ikonës shqiptare.
Përherë, do të jehojë zëri i saj në kujtimët e bukura që la tek ne. Shprehim konsideratë të veçantë për Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj Dumoshi, për iniciativën e qëlluar.
Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përqon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësor që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmie Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do ia sigurojë përjetësinë.
Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njejtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona", thuhet në njoftim.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
57.3%
-
Jo
23.8%
-
Nuk e di
19%
Vota total: 496
Lajme të tjera
-
Pasi i bënë 3 kërkesa Kurtit, Escobar dhe Lajçak takim 'kokë më kokë' me Osmanin! Kryeministri i Kosovës: Të ndalet dhuna dhe zhvillojmë zgjedhjet
6 Qershor, 07:24
-
Tensionet në veri të Kosovës, Krasniqi: Kurti po mundohet të heqë vëmendjen nga shqetësimet reale! Kulla: Të bashkëpunojë me opozitën ose të dorëhiqet
5 Qershor, 22:08
-
U sulmua me gurë, KFOR-i ndihmon policinë e Kosovës të largojë makinën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan
5 Qershor, 17:10
-
Gazeta gjermane artikull për tensionet në veri të Kosovës: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit
5 Qershor, 15:09
-
Kurti: Putini është i obsesionuar me Kosovën, po hetohet ndikimi i 'Ujqërve të Natës' dhe 'Wanger' në sulmet e majit
4 Qershor, 23:01
-
Mero Baze: Vuçiç duhet të marrë shembull nga Albin Kurti si ndihmohet Serbia
4 Qershor, 19:56
-
Report Tv në veri të Kosovës! ‘Do të vriteni një nga e një’, ‘lufta’ Mitrovicës, takimi me kreun e Listës Serbe dhe si u sulmuan gazetarët, 48 orë në rrezik
4 Qershor, 14:46
-
Tensionet në veri, Stoltenberg thirrje Kosovës dhe Serbisë: Ulni tensionet! Kurti nuk tërhiqet: S’bëj kompromis! Escobar e Lajçak nesër në Beograd
4 Qershor, 09:20
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
4 Qershor, 08:02
-
Tensionet në veri të Kosovës shqetësojnë investitorët e huaj
4 Qershor, 07:52
-
Studiuesit e 'Folklorit' në Kosovë përkrahin kolegët e ASA-s: Arbitrariteti i politikës, s’ka vend në Albanologji, e provuam vetë në kurriz! Qëndroni të palëkundur
3 Qershor, 22:33
-
Ilir Daja me mision në Shqipëri, 'piketon' 3 yjet e Superligës
3 Qershor, 14:58