Në të gjithë botën 12.29 milion qytetarë të vaksinuar kundër COVID! Izraeli kryeson me numrin më të lartë

Në të gjithë botën 12.29 milion qytetarë të vaksinuar kundër COVID! Izraeli kryeson me numrin më të lartë

Foto ilustruese

Në të gjithë botën numri i të vaksinuarve kundër COVID ka shkuar në 12.29 milion qytetarë.

Izraeli vijon të jetë shteti me më shumë të vaksinuar kundër COVID, si vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë.  

Izraeli ka një normë prej 12.59 dozave për 100 vetë, ndjekur nga Bahreini në 3.53 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.39 Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.

Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga e gjitha bota. Ata përllogarisin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, të dhëna më shumë se një javë larg.

Izraeli filloi vaksinimet në 19 Dhjetor dhe vaksinon rreth 150,000 njerëz në ditë duke u dhënë me përparësi personave mbi të 60-at, punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që kanë probleme të tjera klinike.  Izraeli ka ndarë në mënyrë të sigurt dërgesat e vaksinës Pfizer, e cila duhet të ruhet në -70C, tha Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein për lajmet në TV YNet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/01/2021 01:35

    Me ben pershtypje qe Izraeli kryeson per vaksinimin,duket qe vaksinimi live i Netanjahut ka patur efekt shume pozitiv ne popull.Ketu ne U.S.A.cifutet ortodokse kane qene problem shpesh per shtetin,ne raste semundjesh infektive te tjera.Me kujtohet qe kur ka pas rene fruthi here pas here,para disa vjetesh,pervec anti-vakserve,shteti ka patur probleme me cifutet ortokse qe kane qene pre e /fake news/e konspiracioneve qe thoshnin qe vaksinat kane ne perberje nje proteine derri.Kjo nuk ishte e vertete,por keto enklava e besonin dhe fruthi me shoke benin kerdine mes tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!

Erisa Xhixho i bashkohet protestës dhe ulet këmbëkryq në mes të rrugës duke kërcënuar Policinë: Guxoni të na shkelni!