Një shqiptar është arrestuar ndërmjet kufirit serbo-kroat ku është kapur me 11 kilogramë heroinë në tentativë për të hyrë në Serbi.
I arrestuari, është pjesë e një organizate kriminale që merret me prodhimin dhe shitjen e drogës, shkruajnë mediat kroate. Lënda narkotike u zbulua falë qenit anti-drogë që filloi të nuhaste makinën sapo ndaloi në kufi.
Droga është gjetur në pjesën e modifikuar poshtë xhamit të përparmë. Në total janë sekuestruar 21 pako me gjithsej 10.924 kilogramë heroinë, e cila është konfiskuar nga autoritetet kroate.