Pas ditës së tretë të protestës së dhunshme në Tiranë, ku protestuesit shkatërruan çdo gjë u ka dalë përpara nga koshat e mbeturinave e deri tek semaforët e shtyllat e ndriçimit, kryeqyteti është zgjuar i pastër dhe në normalitet. Kjo falë punës së punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe forcave zjarrfikëse, të cilët kanë punuar përgjatë natës për të pastruar rrugët dhe sheshet nga plehrat dhe shkatërrimet që turma e dhunshme la pas.

Një akt i tillë i këtyre heronjve të qytetit, ka marrë edhe vlerësimin e ambasadores së Suedisë në vendin tonë, Elsa Håstad, e cila teksa poston një foto me një grup zjarrfikësisht në Tiranë, shpreh falenderimet ndaj tyre.

Gjatë këtyre tre ditëve, protestuesit e dhunshëm kanë shkatërruar që nga semaforët, stacionet e autobusëve, shtyllat e ndriçimit dhe stolat që përdoren kryesisht nga të moshuarit dhe prindërit me fëmijë të vegjël.