(VIDEO) Mbyllet protesta e tretë për Klodjanin/ Gazi lotsjellës 'përçan' protestuesit! Policia 'merr në kontroll' situatën! Mbi 15 të shoqëruar! 2 efektivë të FNSH-së të lënduar

TIRANË- Gazi lotsjellës ka përçarë protestuesit të cilët edhe sot si 2 ditë më parë u mblodhën për të protestuar për Klodjan Rashën. Protesta nisi këtë të premte rreth orës 18:00 me tensione, ku një grup të rinjsh sapo panë efektivët e policisë që po zbrisnin në terren nisën të qëllonin me gurë e shashka në drejtim të tyre, megjithatë policia u kundërpërgjigj me autobotet me ujë e gaz-lotsjellës.

Uniformat blu ishin më të përgatitur të cilët arritën të kontrollonin pikat kryesore, Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe sheshin "Skëndërbej". Nisur nga kjo, të gjendur të papërgatitur, pa një skenar të mirëfilltë dhe pa një drejtues që i orientonte, protestuesit u shpërndanë në një rreze më të gjerë, duke u përqëndruar në zonën e ish- Bllokut, Libri Universitar, sheshi Wilson si dhe "Vasil Shanto". Largimi i Sandër Lleshaj bëri që Ministria e Brendshme të mos ishte "në radarët" e tyre. Thirrjet ishin "Ardi Veliu jep dorëheqjen", edhe pse kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë që një gjë të tillë duhet ta harronin duke shtuar se "largimin e ministrit nuk duhet ta merrnin si mesazh dobësie nga ana e shtetit".

Në ndryshim nga 2 herët e tjera, pasojat e kësaj proteste të ishin më të vogla. Megjithatë, pavarësisht trysnisë së madhe të policisë, protestuesit arritën të dëmtonin përsëri objekte publike si semaforë si dhe dogjën disa kosha mbeturinash.

Pas rreth 3 orësh, kjo protestë u mbyll, me mbi 15 protestues të shoqëruar dhe 2 efektivë të FNSH-së të lënduar. Organizime ka pasur edhe në rrethe, ku në disa prej tyre ka dhe simpatizantë të PD e LSI.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Çfarë mbeti nga protesta e të rinjve...Tirana nëpërmjet FOTOVE

Mbeturina të shpërndarë në rrugë, semaforë të prishur, kosha mbeturinash të djegur...janë këto pasojat nga protesta e të rinjve në Tiranë. Në ndryshim nga dy protestat e kaluara, pasojat kanë qenë më të pakta.

Ora 22:08
Hipur mbi semafor si 'Tarzani', ky është momenti kur protestuesi e shkatërron! 'I vjen në ndihmë' dhe shoku (VIDEO)

Semaforët kanë qenë "tabela e qitjes" së protestuesve në protestën e mbrëmjes së sotme. Ky është një nga momentet kur një nga protestuesit ka shkatërruar një nga semaforët në kryeqytet.

Ora 20:40
Protestuesit qëllojnë me gurë, lëndohen 2 efektivë të FNSH-së! Dërgohen në spital

1607713933_Screenshot4.jpg

Një grup personash te libri Universitar ka sulmuar me gurë e mjete piroteknike punonjësit e FNSH Fier. Si pasoje e sulmit me gurë janë plagosur 2  policë të FNSH-së të cilët janë transportuar në spital.

Ora 20:34
Simpatizantë të LSI dhe PD marshim në Fier për vrasjen e Klodjan Rashës! Protestuesi i 'përvishet' ish-deputetit të PD: Mos e kthe protestën në politike

1607715319_Screenshot1.jpg

Me qirinj në duar të rinj, simpatizantë të PD e LSI nisin një tjetër marshim në Fier. Këtë herë nga vendi i njohur si Rrethrrotullimi i Sharrës deri në qendër të qytetit me qirinj në duar pasi kanë marshuar bulevardin kryesor të qytetit.

Ata kanë ndaluar pranë perfekturës dhe në shenjë homazhi kanë ndezur dhe qirinj.

Por ndërsa Luan Baçi ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku kërkonte të rrëzojë nga pushteti Ramën, gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se ka qenë pikërisht dikush nga turma që i ka thënë të mos e kthejë këtë protestë në politike. Pas kësaj protestuesit janë shpërndarë qetësisht.

Ora 20:34
U vihet flaka koshave të mbeturinave në sheshin Wilson! (VIDEO)

U vihet flaka koshave të mbeturinave në sheshin Wilson! Menjëherë ka ndërhyrë autoboti me ujë që ka shuar zjarrin.

Ora 20:15
Hidhet ujë për shpërndarjen e turmës, momenti kur protestuesit largohen me vrap nga sheshi 'Wilson' (VIDEO)

Ky është momenti kur autoboti me ujë ka shpërndarë turmën që ishte mbledhur në zonën e sheshit 'Wilson' në Tiranë. Siç shihet nga pamjet që vijnë nga kamerat e sigurisë së qytetit, protestuesit janë larguar me vrap.  

Ora 20:08
Protestuesit në ish-Bllok ngrenë nga kafenetë të rinjtë: Hajdeni me ne, mos bëni video në Instagram (VIDEO)

Disa protestues në zonën e ish- Bllokut u kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët ishin ulur në kafene.

"Hajdeni me ne, mos bëni video në Instagram", dëgjohen të thonë ato.

Ora 20:04
Protestuesit 'shkatërrojnë' zonën në Ish- Bllok! Shkulin semaforët, tabelat, bllokojnë rrugën (VIDEO)

Ka pasur një përshkallëzim të situatës në zonën e Ish- Bllokut, ku kanë prishur tabelat në rrugë e semaforë, në kryqëzimin pas presidencës.

Ora 19:56
Me shkopa druri me vete, protestuesit largohen me vrap sapo mbërrin FNSH! Bërtasin në kor: Ardi Veliu jep dorëheqjen (VIDEO)

Disa protestues janë parë të pajisur me shkopa druri e në zonën e ish- Bllokut. Bëhet fjalë për një grup të miturish, por sapo kanë parë policët e FNSH-së, janë larguar me vrap. Ndërkohë, në këtë zonë dëgjohen thirrje të protestuesve "Ardi Veliu jep dorëheqjen".

1607712826_Screenshot4.jpg

Ora 19:51
Protestuesi: O shefi pse më gjuani? Polici: Ik në shtëpi, se je i pirë (VIDEO)

Një situatë e paqartë ka ndodhur pranë Bibliotekës Kombëtare, ku një protestues ka pretenduar se policia e ka qëlluar.

"O shefi mos më gjuaj", mësohet të ketë thënë ai, por polici i thotë që të largohet në shtëpi, pasi ishte i dehur.

"Ik në shtëpi, se je i pirë", i ka thënë polici, por pas rezistencës së të riut dhe ofendimeve, ai është shoqëruar në Komisariat.

1607712663_Screenshot3.jpg

Ora 19:24
Protesta për Klodjan Rashën/ Disa protestues të shoqëruar

Report Tv mëson se deri më tani janë shoqëruar nga policia dhjetëra protestues.   

Ora 19:15
Hidhet sërish gaz lotsjellës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, shpërndahen protestuesit! (VIDEO)

Hidhet sërish gaz lotsjellës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë. Për pasojë, në këtë zonë nuk ka protestues të mbledhur.  

Ora 19:02
Situata e qetë te 'Sheshi Skënderbej', ndihet vetëm gazi lot sjellës

Situata paraqitet e qetë te 'Sheshi Skënderbej'. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se turma e protestesve është shpërndarë për shkak se është hedhur gaz lotsjellës.

 

Ora 18:58
Mbyllet protesta për Klodjan Rashën pas 40 minutash në Lezhë

1607710135_Screenshot11.jpg

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha mblodhi sërish në proteste këtë të premte një grup të rinjsh në qytetin e Lezhës. Ata u grumbulluan rreth ores 17:00 në qender të qytetit pranë obeliskut të Besëlidhjes dhe me pas marshun përgjatë rruges “Luigj Gurakuqi” dhe u ndaluan para Komisariatit të Policisë.Me thirrje “Rama Ik” dhe “Drejtësi për Klodianin” të rinjtë qëndruan për disa minuta para ambjenteve të policisë, duke hedhur dhe shashka në drejtim të bluve dhe godinës së policisë. Për shpërndarjen e të rinjeve ndërhynë disa oficer civil të policisë, duke bërë që protesta të mbyllet pas rreth 40 minutash.

Kjo është dita e dytë radhazi që zhvillohen protesta në Lezhë kundër vrasjes së Klodian Rashës. Në protestën e së enjtes numri i qytetareve ishte më i lartë, ndërsa nuk munguan as aktet e dhunës kundër institucioneve dhe pronës publike si dhe u bllokuan për disa minuta rruga drejt Shkodrës dhe Tiranës. Në lidhje me këto veprime u shoqëruan në polici 15 përsona të cilët do ndiqen penalisht në gjendje të lire për disa vepra penale.

Ora 18:58
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, Dibra dhe Durrësi homazhe të qeta (VIDEO)

Në Dibër protesta për vrasjen e Klodjan Rashës ka qenë e qetë.

Rreth 500 të rinj kanë bërë protestë homazh, kanë ndezur qirinj te busti i Skënderbeut ku ishte fotoja e Klodjan Rashës dhe u shpërndanë duke brohoritur pa shkaktuar asnjë dëm.

Kurse në Durrës rreth 150 vetë të rinj dhe adoleshente 10 deri 12 vjeçarë u mblodhën te pallati i kulturës Aleksandër Moisiu Durrës prej aty marshuan në drejtim të Drejtorisë së Policisë.

Ata kanë rrëzuar kazanët e plehrave që gjetën rrugës. Më pas u pozicionuan përpara drejtorisë së policisë. Përpara portës vendosën 2 kazanë plehrash dhe njërit i vunë flakën.

Hodhën dhjetra kapsolla në mjediset e jashtme të policisë. Pas gjysëm ore turma u largua në drejtim të sheshit kryesor përpara bashkisë.

Aty dëmtuan një pjesë të dekorit të festës dhe më pas u shpërndanë. Gjatë gjithë kësaj kohe policia qëndroi pasive dhe vetëm e shoqëroi turmën duke shmangur ndonjë kinfrontim.

Në turmë u panë drejtues të FRPD të cilët jashtë mikrofonave deklaruan se nuk kishin lidhje me prorestën. Më pas punonjësi e ndërmarrjes pastrim gjelbërimit ndërhynë dhe sistemuan kazanët dhe liruan rrugët për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Ora 18:56
Policia 'merr kontrollin', asnjë protestues të Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'...zhvendosen në ish- Bllok dhe te Drejtoria e Policisë

Policia 'ka pushtuar' Bulevardin Dëshmorët e Kombit'. Siç shihet në pamjet që sjell rReport Tv në këtë Bulevard nuk ka asnjë protestues. Pjesa më e madhe e tyre janë zhvendosur në zonën e ish- Bllokur, teksa janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë.

1607709245_Screenshot4.jpg

Ora 18:42
Vrasja e Klodjan Rashës, mbyllet protesta paqësore në Pogradec! Të rinjtë thirrje për drejtësi

1607709059_111111111111111111.jpgProtesta për vrasjen e Klodjan Rashës në Pogradec ka qenë paqësore.

Por ajo nuk ka zgjatur shumë, sepse disa minuta pasi ka filluar është mbyllur. Pas marshimit paqësor thirrjeve dhe mesazheve për drejtesi protestuesit janë shpërndarë. Të rinjtë shprehen se nuk janë me asnjë parti por kanë dalë pasi kërkojnë drejtësi për Klodjanin.

"Të gjithë këtu jemi të rinj dhe kemi dalë për të mbështetur klodjanin. Ne sjemi as për parti dhe asgjë jemi vetëm për atë dhe kujtimin e tij dhe e vetmja gjë që kërkojmë është të vendoset drejtësia, sepse po i largohen të gjithë. Ne besoj se e shikoni nuk jemi kriminala por çuna të ri. Se kuptoj arsyen pse ka kaq shumë polica kur jemi kaq pak njerëz. Shpresojmë që të gjithë të japin dorëheqjen. Po su hoqën të gjithë me rradhë ta riformojnë policinë është e kotë", thotë njëri prej tyre.

Ora 18:34
Sapo shohin policët në terren, protestuesit i qëllojnë me gurë e shashka! Hidhet gaz lotsjellës (VIDEO)

Sapo turma e protestuesve kanë parë efektivët që kanë dalë në terren, kanë qëlluar në drejtim të tyre te Kryeministria. Për këtë arsye është hedhur ujë në drejtim të tyre.

Ora 18:33
Mblidhen protestuesit përballë kryeministrisë! Ndalohet qarkullimi i makinave

1607707755_Screenshot3.jpg

Mblidhen protestuesit përballë kryeministrisë. Qarkullimi i makinave është ndaluar.

Ora 18:33
Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, ish-deputeti: Rama ik, rroftë PD-ja

1607708539_777788888.jpg

Ish-deputeti i PD në Fier Luan Baçi si duket po e shfrytëzon protestën për vrasjen e Klodjan Rashës, pasi ndërsa ka mbledhur një grup njerëzish ai ka bërë thirrje për të rrëzuar pushtetin. Në fund fjalën e tij e mbyll me fjalët rroftë PD.

"30 vjet PD por duke qenë se jetojmë në koihë ntë vështira duke qenë se jetojmë në disa ditë të trishta kur një të ri e vrau policia e Ramës shteti i tij. Nuk mund të bëjmë një festë. Por gjetëm këtë mënyrë për të nderuar atë të ri dhe për të festuar festën e Pd e  për tu thënë shqiptaëvese vetëm me Pd do vijë ndryshimi", thotë ai.

Ora 18:26
Protestë paqësore në Fier për vrasjen e Klodjan Rashës, në krye të saj ish-deputeti i PD (VIDEO)

Ka nisur protesta edhe në Fier për vrasjen e Klodjan Rashës nga efektivi i policisë.

Deri më tani protesta duket paqësore dhe në krye të saj është ish-deputeti i PD Luan Baçi.

Ora 18:19
Nis protesta në Pogradec me pankarta në duar dhe thirrje: Poshtë Ardi Veliu (VIDEO)

Marshimi ka nisur nga bashkia e Pogradecit me thirrje e pankarta në duar ku kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu.

Deri tani protesta duket paqesorë.

 

Ora 18:16
Aktivistët dhe aktorët e Aleancës për Teatrin, pjesë e protestës për vrasjen e Klodjan Rashës

1607707167_Screenshot6.jpg

Në ditën e 3, protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha i janë bashkuar sërish aktorët dhe aktivistët e Aleancës së Teatrit.

Kurse qarkullimi i automjetëve vazhdon në Bulevardin Dëshmorët e Kombit kjo nisur nga fakti se nuk ka një leje zyrtare për zhvillimin e protestës.

Bllokimi i makiave do të ndodhë në mënyrë natyrale nëse protestuesit do të vërshojnë nëpër bulevard.

Ora 17:51
Pak para nisjes së protestës/ Policia kontrolle të rinjve për kapsolla e tymuese (VIDEO)

Pak para nisjes së protestës, Policia ka nisur kontrollet ndaj të rinjve, nëse janë të pajisur me kapsolla pa tymuese, siç kanë ndodhur në 2 protestat e kaluara.

Ora 17:42
'Policia e krimit' dhe 'Rama ik'/ Të rinjtë në Krujë në protestë për Klodjan Rashën, s'raportohen incidente (VIDEO)

Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës janë organizuar edhe në Krujë. Me thirrjet "Policia e Krimit" dhe Rama ik", të rinjtë kanë zhvilluar një protestë paqësore, raporton gazetari Julian Shota, ku nuk ka pasur incidente apo përplasje me unformat blu.

Ora 17:41
Nuk ndalet Stresi, 'kërcënon' Drejtorin e Policisë, Veliu:  Ik vetë më mirë se do të vijmë deri në Vlorë

1607531290_Screenshot7.jpg

Nuk ndalet Arkimed Lushaj (Stresi). Edhe pse është shpallur në kërkim ai vijon me thirrje për protesta masive.

Në një postim në rrjetet sociale, Lushaj ka kërcënuar kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 “Çohu shqiptarë se për këtë çudia më e madhe 3 dit zgjat … I bej thirrje kupolës mafioze Ardi veliu ik me mirë vet se në Vlorë o ndyrësisë, reformo Policinë", shkruan Stresi.

Ora 17:37
Dita e tretë e protestës për të riun në Lezhë/ Të rinjtë hedhin shashka godinës së Policisë: Rama ik, drejtësi për Klodjanin (VIDEO)

Edhe Lezha është përfshirë nga protestat për vrasjen e të riut Klodjan Rasha nga efektivi i policisë. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila raporton se ato u mblodhën në qendër të qytetit dhe me thirrjet "Rama ik" dhe "Drejtësi për Klodjanin" marshuan drejt Komisariatit të Policisë ku edhe hodhën shashka në drejtim të godinës së Policisë. Blutë po monitorojnë protestën ku iu kanë kërkuar të rinjve që të shpërndahen.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 12/12/2020 09:34

    Posi,çfar fituan ata qe protestuan per mbetjet kimike,çfar fituan studentet qe u ngriten per te drejtat e tyre perveç mashtrimit nga Ram-uti?Perse rinia kerkon me ç'do kusht te largohet nga vendi!?Dhe e fundit se ketu po na dalin te gjithe vlonjate,per çfar jane shquar kaq shume keto vlonjatet perveçse per vjedhje dhe per gjoksin grope.

    Përgjigju
    • Tomi: 12/12/2020 11:00

      Rinia ikin se e kemi ne gjak vetem me ik ne shqiptaret. Arsya tjeter nuk eshte vetem shteti por popullata civile eshte shum e pa kultur. Ne nje jave pushim ne shqipri stresohesh ma shum se 10 vjet ne emigrim. Shqipria do bohet vetem kur te nderrohet popullata me ndonje popull tjeter se me shqiptaret nuk bohet asnjeher. U ka hi ne gjak hajramlleku, zilia, etjer

    • Vlora: 12/12/2020 10:53

      Ke harruar ngritjen e flamurit.hedhjen i italianit ne det vetem me sfurqe.etj etj.po normalisht do jesh noi karagjoz i vitlindje 2000 ti qe pyet per se mbahen tjeter vlonjatet

  • Turp: 12/12/2020 01:52

    U be stresi i fort me 100veta, kur eshte i vetem te ha rakun dordoleci. Sa te qetesohet gjendja po do pergjigjet para drejtesis dhe stresi preshi. Madje na del stresi analfabeti,drogaxhiu na jep dhe urdhra se kush duhet shkarkuar. Pike e zeze

    Përgjigju
  • Tirana: 11/12/2020 20:53

    U kaluan te gjitha caqet,shteti duhet te veproje me vendosmeri.Nuk munden 100 halabaker te paralizojne qytetin.

    Përgjigju
    • Burr.dheu: 11/12/2020 23:10

      Un jam 1 nga ata 100 halabake dhe po te them vetem kaq. Po te ishte yt bir ai sdo flisje kshu, se ne te varfer jemi ashtu lindem e ashtu do vdesim. U be nami se thyem ne vendin ee? Ti e shoket tuar e keni shkaterruar nga thelbi nga baza e ne per beton, hekur, e kallcuqe na beni gjygjin. Ju e keni vjedhur e grabitur sikur ta kishit veshur me flori edhe nfund te fundit asgje skeni bere. Do beni shyqyr qe po e thyejm se do keni mundesi tvidhni prap me gjith shpirt ju them fara juaj uroj te shuhet dhe me at do merremi ne.

  • Me Me: 11/12/2020 20:35

    te rinj pa mende e parti alla rrumpall.. e te thone prap kta pseudo analiste qe nuk nxitet dhuna nga partite e budalliqe te tilla.. tfala asaj Ker-pacit e ktin rrulit tPds.. protesta e arriti qellimin e vet, tani kta tjeret jane kta vemjet e partive qe thyejne ctu dali perpara e qe genjehen me noi red bull.. Sdo mend ta kuptosh qe jane te Lsi dhe pd

    Përgjigju
  • Alb: 11/12/2020 19:48

    Aq ma te percar te jen shqiptare, aq ma shum ka hapsin agjetura serbe e greke.

    Përgjigju
  • vlora: 11/12/2020 18:52

    Hajde ne vlore o maloku dreqit po ta mbajti..u be nje letyre malok te bej kercenime policise..ska faj ai e ka fajin shteti qe e le te livadhis..drogaxhiu Tropojes

    Përgjigju
  • Djali nga Vlora: 11/12/2020 18:26

    O shpellar ti je llumi i Tropojes qe po na ben pis dhe Tiranen. Me Vloren mos e kruaj se ta ben veren e prapanises sa shpella e dragobise, ty, babit tend dhe gjithe atyre ‘trimave’ si puna jote. Po ta mbajti hajde ne Vlore dhe kakaris se do ta provosh me vepra.

    Përgjigju
  • baftjari: 11/12/2020 18:09

    MOS U KRUAJ SHUME o zgjebarak i tropojes ,,,apo do te perfundosh me ndonje plumb bytheve....kane ardhur prape haklajt ne tropoje....

    Përgjigju
  • Kiu: 11/12/2020 18:00

    Ke te drejte o K..ve qe ben keshtu.. te lumte b.tha. Bredh me Benza e me arme e me droge ter diten,e thua me persekutojne. Ke te drejte te kapen me arme,we duhet te ishe brenda o kurve,dhe thua me persekutojne. Ik bej ne Belgjike keshtu o Drogato.. s'keni faj ju. Ju le Shteti livadhisni si ju do bytha.. Kuptove o Rama. Ja kete te bejne keta.. na falni per Fjalorin po keta pisa ca te drejte kerkojne!

    Përgjigju
  • kafsha: 11/12/2020 17:51

    ky kafsha di te shkruaj apo ja ka shkruar dikush tjeter??? te 143 ty lulkes dhe likes qe ben sehir dhe duan rremuj si ujku mjegull

    Përgjigju
  • Poshte Sistemi: 11/12/2020 17:47

    Eshte e qarte qe ajo cfare po ndodh e ka tejkaluar ceshtjen e Klodjanit dhe eshte shprehje e nje fustrimi gjigand te rinise nga papunesia, kriza ekonomike dhe mosdegjimi i atyre qe kane dekada ne qeverisje. Nese nuk na degjojne me paqe, le te shohim nese do na degjojne me dhune. E nese nuk na degjojne akoma, le te sundojne nje qytet te djegur e te shkrumbuar. Respekte gjithesecilit qe vjen ne protestw.

    Përgjigju
    • Ripjellja: 11/12/2020 23:15

      Po pse ky i gjati si po jeton o gojoret e ps

    • Posi: 11/12/2020 22:24

      Rinia jone nuk jane huliganet e udhehequr nga stresi ne shoke qe ulerijne e shkaterrojne si te cartur. Rinia ishte ajo qe protestoi per mbetjet kimike, per universitetin si qytetare te denje te kulturuar. Kjo eshte hordhia qe e mban ne tym ilir meta e sali berisha me shprese se fo kthehet koha tyre. Jo jo jo jo asnje su vjen pas

    • Endri: 11/12/2020 18:57

      Prandaj SB dhe IM jetojne si pashallare me vjedhjete qe kane bere nga leket tona, se ka njerez qe e mendojne si ti. Ata qe po protestojne sonte dhe mbreme jane ushtaret e hajdutave te mesiperm.

  • Drashovica: 11/12/2020 17:26

    Eshte urrejtje per fodullekun e ketyre muterve qe qeverrisin.Duhen shporrur nje ore e me pare

    Përgjigju
    • @drashovica: 11/12/2020 22:20

      Shporrini me vote, po si keni votat mbylleni gojen, ulni duartbdhe mos prekni qytetin dhe pronen publike. Harrojini ditet berishiane me molotovra e gure. Perendoi ajo kohe

    • meri: 11/12/2020 18:22

      " Mire e ke,duhet te kthehen ata te Gjirit te Lalzit te qeverrisin "ata te vrasin duke qen me duar ne xhepa ,dhe te thon qe jeni vrar me njeri-tjetrin me çadra shiu.Duhet te kthehen ata qe te vrasin e te zhdukin ,andej nga mali i Dajtit,ata qe armatose popullin ne 97,ata qe fabrikat e uzinat i shiten per skrap,dhe parat i futen ne xhepat e tyre,dhe popullin e derguan ne emigracion,ata qe edhe sot mburren qe kan vrar para K.ministris ,dhe prap jan gati te vrasin po i'u afrove zyrave te tyre( qe jan prone publike).Duhet te jesh shume i ri,dhe shume gjera mbase nuk i di.

    • Tirona: 11/12/2020 17:38

      Nese edhe kjo proteste shkakton dhune ndaj istitucioneve shteterore opo dhe tek bizneset private SHBA dhe BE te mbajne fjalen qe kane thene , se nese PD dhe LSI organizojne protesta te dhuneshme ne do ti quajme te gjithe drejtuesit e tyre kryesore se po drejtojne organizate terroriste dhe Parti dhe do ti shpallim keto Parti si organizate terroriste.

  • Vlora: 11/12/2020 17:22

    Stresi hajde vella se na ka marre malli per goca si ty..

    Përgjigju
    • Agron: 11/12/2020 17:56

      Stresi hajede mer motrne the motrat e atyre qe jan me ty po presim

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet