Policia ka shoqëruar mbrëmjen e kësaj të shtune avokatin Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë, ndërsa ka rezultuar se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Ai ka qenë duke udhëtuar sëbashku me bashkëshorten e tij, ndërsa mësohet gjithashtu se kundërshtuar edhe urdhrin e policisë. 

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë. 

Avokati ndodhet prej më shumë se një ore në ambentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 

Ndërkohë, rreth 9 muaj më parë, Policia Rrugore i pezulloi lejen e drejtimit Genc Gjokutajt, pasi u kap duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. 

Atij iu pezullua leja e drejtimit për 3 muaj. Edhe atëherë Gjokutaj ka bërë rezistencë ndaj policisë duke i kujtuar vazhdimisht se ishte "avokati", por në fund është detyruar të nënshkruajë fletën e gjobës. 

Kush është Genc Gjokutaj?
Genc Gjokutaj njihet si avokati i klientëve VIP. Ai ka mbrojtur nga akuzat për korrupsion ish-ministrin e Punës në qeverinë "Berisha", Spiro Ksera si dhe kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. I pari është në burg, ndërsa i dyti fitoi lirinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Gjokutaj kryeson edhe palën mbrojtëse të ish-deputetit Mark Frrokut, i akuzuar për trafik prostitucioni dhe vrasje në Belgjikë. 

Gjithashtu, Gjokuaj ka qenë edhe avokati mbrojtës i ish-kreut të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo. I pari i akuzuar si urdhëruesi dhe i dyti si zbatues i urdhrit të vrasjes së 4 protestuesve të opozitës në 21 janar të 2011-ës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" .  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com