Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Gjirin e Lalëzit.

Dy drejtues automjetesh të dehur timon janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë ka ndërruar jetë një 57-vjeçar, pasagjer në njërin prej automjeteve.

Ndërkohë dy shoferët dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të  dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, informoi sot Policia.