Ditën e sotme 38 vjeçari me iniciale A.C., ka tentuar të djegë veten me lëndë djegëse në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rilindja” përpara Gjykatës së Apelit Vlorë.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes ka arritur policia duke ndërhyrë për parandalimin e ngjarjes që mund të kishte përfunduar me humbje jete, fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Nuk dihen shkaqet që e shtynë 38 vjeçarin të merrte këtë veprim ekstrem.

38 vjeçari po pyetet në ambientet e policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerrte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.

Rasti i dytë ka ndodhur në Tiranë gjatë mëngjesit të sotëm, një person me iniciale S.Zh., tentoi  të digjej sipër tarracës së një marketi. S.Zh., ishte ish-punonjës në këtë market, pretendon se nuk është paguar nga pronari.

Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar.

S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com