Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua gara e vrapimit “Run for Autism”, kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin, aktivitet i organizuar për të dytin vit radhazi nga Ambasada e Italisë në Tiranë, në kuadër të “Javës së Kulturës Italiane”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se një qytet i mirë, është një qytet që i pranon të gjithë, pa diferenca.
“Secili prej nesh ka sfidat e tij, e ca mund të kenë më shumë sfida sesa të tjerët. Ndaj, ëndrra ime është për një qytet ku njerëzit besojnë në Zotin që duan, të duan personin që duan, dhe sfidat t’i zgjidhin në mënyrën sesi ata e shikojnë më të arsyeshme, sepse vetëm një qytet që i pranon të gjithë, pa bërë diferenca, është një qytet i mirë tha ai.
Kryebashkiaku falenderoi të gjithë ata që mbështesin këto nisma, teksa theksoi se në kuadër të “Javës së Kulturës Italiane” po organizohen një sërë aktivitetesh në Tiranë.
“Ne jemi këtu për të bërë tifo për engjëjt tanë, engjëjt më të vegjël të qytetit, që pavarësisht sfidave, janë këtu për të vrapuar, për të na provuar se nuk dorëzohen, për të na treguar të gjithëve se ata e bëjnë qytetin më të plotë. Pa ata, qyteti nuk do të ishte qyteti me zemër të madhe që është sot. Falenderoj kolegët e “Javës së Kulturës Italiane” sepse ka qenë leksion i madh bashkëpunimi për të vrapuar për autizmin, për të na treguar se kultura nuk është vetëm këngë e valle, kultura fillimisht është mentalitet i ri, mentalitet i hapur, mentalitet gjithëpërfshirës. Në këtë javë të kulturës italiane do të ketë filma, kemi koncertin e Diodato-s, do të ketë pritje, aktivitete nga më të ndryshmet, por unë besoj se aktiviteti më i bukur është të vrapojmë për autizmin, sepse na bën të gjithëve të vrapojmë fillimisht në mentalitetin tonë për të qenë më gjithëpërfshirës, më zemërhapur, më mendjehapur”, tha Veliaj.
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Dhjetor, 08:16
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
62.7%
-
Jo
17.5%
-
Duhet më shumë
19.8%
Vota total: 989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor, 18:16
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor, 17:49
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36