-
Koncerti Operistik i Miqësisë hap Javën Kulturore Kroate! Nga sot deri më 20 nëntor një sërë aktivitetesh në Tiranë
Sonte në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të mbahet Koncerti Operistik i Miqësisë, i cili bashkon artistë të shquar nga të dy vendet në një program të pasur dhe të larmishëm muzikor.
17 Nëntor, 12:59 -
Nis sot Java Kulturore Britanike! Muzikë, art, arsim dhe sport deri më 15 nëntor
Aktivitetet do të hapen në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor me koncertin “Tinguj Madhështie”, ku dirigjenti britanik Dr. James Ross do të drejtojë Orkestrën Simfonike të TKOB-it. Ky koncert do të ofrojë një përjetim muzikor të thellë, duke bashkuar elegancën britanike me pasionin interpretues shqiptar.
10 Nëntor, 19:46 -
Java Kulturore Spanjolle vjen në Tiranë dhe Gjirokastër me letërsi, flamenko, kinema dhe gastronomi
Java e Kulturës Spanjolle do të mbyllet më 7 nëntor, në Qendrën “UNED” në Gjirokastër, me koncertin e kitaristit Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i “Albania International Guitar Festival”, i cili do të interpretojë vepra të Francisco Tarrega dhe Isaac Albeniz,
3 Nëntor, 09:35 -
Java Kulturore Austriake në Shqipëri/ Një udhëtim mes muzikës, artit dhe trashëgimisë për 4 ditë rresht
Java Kulturore Austriake përfundon më 31 tetor me koncertin “Turning Point” të No Borders Orchestra, ansambli i muzikantëve profesionistë nga rajoni i ish-Jugosllavisë, që do të performojë për herë të parë në Tiranë.
27 Tetor, 14:03 -
80-vjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara! Mbahet në Tiranë koncerti festiv ‘Better Together’
Koncerti “Better Together” do të përfshijë pjesë nga autorë të njohur ndërkombëtarë si Bob Dylan, Edgar Albert Guest dhe John Lennon, të ndërthurura me elementë të muzikës tradicionale shqiptare dhe artistëve të rinj, duke sjellë në skenë një udhëtim të rrallë artistik që tejkalon gjuhët dhe kufijtë.
24 Tetor, 11:22 -
Për herë të parë organizohet Java Kulturore e Kazakistanit në Shqipëri! Sjell në Tiranë Adam, këngëtarin e hitit të famshëm 'Zhurek'
Ky koncert pritet të sjellë një mbrëmje spektakolare që ndërthur tingujt autentikë të stepave të Azisë Qendrore me ritmet bashkëkohore të muzikës moderne kazake. Ansambli “Turan”, të njohur si ambasadorë ndërkombëtarë të kulturës turkic, kanë performuar në më shumë se 120 qytete në mbarë botën,
17 Tetor, 12:58 -
Nga xhudo te matcha, organizohet nga data 12 deri më 18 Tetor 2025 Java Japoneze në Tiranë
Java nis më 12 Tetor, në Parkun Olimpik të Tiranës, me Kupën e Ambasadorit në Xhudo dhe Karate. Të rinj sportistë shqiptarë do të sjellin emocionin dhe disiplinën e arteve marciale japoneze përmes ndeshjeve dhe demonstrimeve mbresëlënëse.
11 Tetor, 18:31 -
Hartimi i strategjisë së kulturës, ministri Blendi Gonxhja kritik me ligjin! Rezerva edhe për Javët Kulturore
Ministri Gonxhja ka kërkuar që kultura të jetë një gjenerues real ekonomik, duke përmendur edhe nevojën që Shqipëria të shndërrohet në parajsë fiskale për artin dhe krijimtarinë në rajon.
10 Tetor, 13:37 -
Nga data 9 deri 11 Tetor, mbahet në Tiranë Java Kulturore Holandeze! Vijnë Shqipëri legjendat e futbollit Arie Haan dhe Ruud Krol
Aktivitetet nisin më 9 tetor, ora 11:00, në Stadiumin Air Albania, me ceremoninë hapëse të ekspozitës “Ajax – 17 Nëntori / Tirona – Ribashkim dhe Ekspozitë Fotografike”.
8 Tetor, 16:59 -
Një javë arti dhe krijimtarie: One Albania mbështet Javën Kulturore Hungareze
Me një program të larmishëm që dhuroi argëtim me tingujt e muzikës klasike, performancat folklorike tradicionale, ekspozitat, sportit e plot aktiviteve të tjera u mbajt Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri. Për të katërtin vit radhazi, Java Kulturore Hungareze mbështetet nga One Albania, pjesë e grupit 4iG.
3 Tetor, 16:59 -
Nis sot Java e Kulturore Gjermane/ Art, muzikë dhe dialog kulturor në Shqipëri
Festimet të cilat mbështeten nga Ministria e Turizmit, Kulturës dbe Sportit, nisin më 3 tetor në Pazarin e Ri, ku “Street Fest” do të sjellë atmosferë bavareze me muzikë tradicionale, kulinari tipike dhe stenda informuese mbi studimet, bursat dhe bashkëpunimin gjermano-shqiptar.
3 Tetor, 13:49 -
-
Java kulturore/ Tradita kineze, shfaqje e kulinari në Tiranë! Ambasadorja Chunxue: Do të bashkëpunojmë në fushën e filmit
Kultura kineze përmes muzikës, vallëzimit, filmave dhe ushqimit përcillet për publikun shqiptar përmes aktiviteteve të ndryshme që po mbahen gjatë Javës Kulturore Kineze. Ambasadorja e Kinës flet për bashkëpunime të shumta në të ardhmen, sidomos në fushën e kinematografisë.
26 Shtator, 12:05 -
Java Kulturore Kineze në Elbasan, koncert me këngëtarë nga Kina dhe Europa, ambasadorja Pang Chunxue: Forcojmë miqësinë mes dy vendeve
Në skenë u ngjitën artistë të njohur kinezë që sollën melodi tradicionale e moderne. Pjesë e publikut në teatrin “Skampa” ishte ambasadorja kineze në Shqipëri, e cila u shpreh se këto aktivitete shërbejnë për të forcuar miqësinë e hershme mes popullit shqiptar dhe kinez.
24 Shtator, 17:11 -
-
Kultura egjiptiane në Shqipëri, prezantohet ‘Tanoura’! Trashëgimia mijëravjeçare dhe lidhjet me Shqipërinë
Gjallëria, mistika dhe trashëgimia mijëravjeçare e qytetërimit egjiptian prezantohen para publikut shqiptar përmes disa aktiviteteve që po mbahen këto ditë në Tiranë si pjesë e Javës së Kulturës Egjiptiane.
9 Korrik, 11:16 -
Ekskluzive/ Jenny Berggren, anëtarja e vetme e ‘Ace of Base’, që vazhdon të këndojë! Rrëfen për Report Tv 'odisenë' e grupit (VIDEO)
Në intervistën për Report TV, Jenny Berggren tregon odisenë e grupit të famshëm në vitet’ 90. “Nëse motra ime, vëllai dhe Ulf vijnë në derën time dhe trokasin e më thonë: Jenny, le ta fillojmë sërish, do t’iu them: Futuni brenda dhe ta diskutojmë!”
21 Qershor, 11:46 -
Festa e Italisë/ Shfaqja ‘Duaje babanë tënd’ dhe filmi ‘Mia’ magjepsin publikun! Bashkëpunim italo-shqiptar në Teatrin e Gjirokastrës
Pjesa teatrale italo-shqiptare “Duaje babanë”, një dramë që trajton tema të thella sociale, u shfaq me sukses në Gjirokastrës, nën interpretimin e aktorëve italianë e shqiptarë. Në kuadër të Javës Italiane të Kulturës u shfaq edhe filmi “MIA”, kushtuar këngëtares së njohur Mia Martini
7 Qershor, 14:24 -
Pianisti italian Giovanni Bertolazzi rikthehet në Tiranë, ‘Tingujt e një udhëtimi’ në skenën e TKOB-it
Giovani Bertolazzi, pianisti tashmë i njohur për publikun shqiptar është rikthyer me një tjetër koncert në Shqipëri. Ai ka interpretuar në një koncert në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën dirigjimin e maestro Andrea Solinas.
7 Qershor, 13:06 -
Artisti i njohur italian Enzo Cucchi, ekspozitë në Tiranë! Kuratori Pratesi: Janë dy tokë të ndryshme që dialogojnë
Piktori i njohur italian Enzo Cucchi, ka zgjedhur të prezantohet në Tiranë, me punimet që përfaqësojnë fazat më të rëndësishme të karrierës së tij të gjatë. Ekspozita e tij është çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog, COD pranë Kryeministrisë. Cucchi, konsiderohet si artisti më vizionar midis eksponentëve të Transavanguardia-s.
6 Qershor, 19:06
