Në Tiranë, gruaja dënohet me burg pasi vodhi patatina dhe kroasant: I mora për fëmijët!

Drejtësia shqiptare çdo ditë e më tepër krijon çudira për shkak të vendimeve që merr, ku sot mund të lirojë një person të arrestuar për vrasje, ndërsa nesër dënon një tjetër se ka vjedhur patatina. Për të tillë raste, gjyqtarët shqiptarë tregohen të patolerueshëm dhe respektojnë dizpozitat ligjore deri në fund. I tillë është dhe rasti i një 34-vjeçare me incialet G.A, e cila punonte si shitëse tek një supermarket në Tiranë.

"Shqiptarja.com” mëson se G.A  është kapur nga administratori i supermarketit, pasi në koshin e mbeturinave kishte fshehur 11 copë patatina dhe disa artikuj të tjerë që ishin pjesë e supermarketit ku punonte vajza. G.A. që punonte si shitëse në këtë market, me një qese të zezë që përdoren për mbeturina, brenda se cilës kishte molto, patatina dhe tre bidona plastik me detergjente 1 litër të vjedhura nga ky market.

Tek koshi i plehrave

Kapja është kryer në momentin që ajo do t’i merrte këto sende nga vendi ku i kishte fshehur për t’i çuar në banesë. G.A. që punonte si shitëse në këtë market, me një qese të zezë që përdoren për mbeturina, brenda se cilës kishte molto, patatina dhe tre bidona plastic me detergjente 1 litër të vjedhura nga ky market. Kapja është kryer në momentin që ajo do t’i merrte këto sende nga vendi ku i kishte fshehur për t’i çuar në banesë. Mallrat e vjedhura jane sekuestruar nga policia gjyqesore dhe sipas procesverbalit te kqyrjes fizike kanë rezultuar një shishe plastike “Vanish Oxi action”, një shishe “Ajax Active Forcë” dhe një “Ajax Aroma Sensations”, “60 cope patatina “Chipsy Classic” të vogla; 11 cope patatina “Lays Max”; 10 cope patatina “Replay” dhe 7 cope molto. E gjithë vlera financiare e këtyre produkteve shkon në 47 mijë e 700 lek të vjetra.

Dëshmia: I mora, ja çova fëmijëve

G.A ka deklaruar para gjykatës se mbrëmjen e kaluar kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe kishte gjetur kutinë me patatina, molto dhe detergjentë që shiten në marketin, ku punonte, të cilat i ka lënë në një vend ku nuk binte në sy, pranë hyrjes së pasme të dyqanit. Të nesërmen në mëngjes, kur ka shkuar për t’i marrë dhe për t’i çuar në shtëpi, është ndaluar nga një shtetas në moshë,  i cili e ka pyetur dhe ajo i ka thënë vendin ku i kishte marrë. Duke menduar se punonjëset e dyqanit i kishin nxjerrë për t’i hedhur, ka vendosur t’ua çonte fëmijëve në shtëpi. Pavarëisht kësaj G.A, është arrestuar nga policia në korrik 2018 dhe në 30 janar 2019 është dënuar me 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar G.A, është dënuar me 4 muaj burgim. Por kjo masë dënimi është pezulluar duke e venë në shërbim prove për një periudhe 8 mujore.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/03/2019 19:27

    Turp e faqja e zeze per ate gjykates/e qe e ka dhene kete vendim.. para se te vendoste 8 muaj kusht duhet ti therriste mendjes a ka pare ndonjehere femije qe qajne ne market per nje qokollate dhe prinder qe shpikin gjithcfaresoj genjeshtrash per ti nxjerre zvarre nga aty se skane 200 leke te vjetra.. nderkohe qe femijet e ketij gjyqtarit bejne shkolle ne privat.. shetisin me privat.. bredhin ne privat.. bejne plazhe ne Antalia dhe shesin pordhe ne instagram.. po fundja cfare faji kane femijet.. kush ben cfare ben mire apo keq per veten e vet e ka. Te denosh nje nene se ka vjedhur patatina.. minimalisht do te thote te kesh zemer me te lig se nje qen.. por kemi parasysh po flasim per wen te terbuar jo per kta qe mbajme rendom ne shpi apo ne oborr se ata e kane zemren yll

    Përgjigju
  • Moni: 03/03/2019 14:24

    Vertete 100 pako patatina nuk i ka marre per femijet por per ti rishitur. Por dhe kete nga halli e ka bere, se me siguri me ato leke do blinte dicka tjeter per te shtyre muajin. Pronaret e supermarketeve para se te denoncojne punonjesit-vjedhes ne polici, te shohin nje here rrogat qe u japin. Sa per gjykatesin kam vec nje urim: te pafte SPAK-u dhe ty mor felliqsire, se mund ta kishe mbyllur me nje gjobe.

    Përgjigju
  • Anja: 03/03/2019 10:54

    Normale po te vene rroga qesharake kta pronaret e marketeve 200 e i mban gjithe diten ne pune ca do bej njeriu i shkrete.

    Përgjigju
  • Qaniu: 03/03/2019 09:29

    Hajduti eshte hajdut. Vjedh 1kg sheqer e miell per kalamajt jo 3 litta detergjent dhe 60 patatina.

    Përgjigju
    • Fredi: 03/03/2019 11:26

      Fiks!

  • Lamja: 03/03/2019 09:26

    Drejtësi e korruptuar.Pse nuk mund të vendoste si masë dënimi vetëm dëmshpërblimin ndaj pronarit legen që denoncoi një hallexhie për 10 pako patatina ?

    Përgjigju
  • Arjan qytetari: 03/03/2019 08:41

    Pak kohë më parë,në gjykatën e faktit në Xhenova,Itali? para trupit gjykyes doli një i ri ukrainas.Ai akuzohej se në një supermarket kishte vjedhur produkte ushqimore si bukë,sallam kaçkavall dhe ujë,gjithë gjithë rreth 15 euro gjë. Trupi gjykues e shpalli të pafajshëm.E argumentoi se ai kishte uri dhe kjo nuk quhet vjedhje u shpreh kreu i trupit gjykues.Është turp për shoqërinë tonë që njerzit të kenë uri vazhdoi më tej arsyetimin ai. Kurse te ne lirohen killerat dhe futen në burg të mjerët,Zhan Valzhanët e kohëve moderne nga gjyqtarë të korrupruar në embrion. Pthu ....farë e keqe Zoti ju ndëshkoftë ku ju dhemb e ku ju djeg !

    Përgjigju
    • Andis: 04/03/2019 08:57

      Ketu ne Los Angeles gjykatesi do I jepte ndihme sociale dhe do I merrte kujdestarine e femijeve.Ai pronari me shume mundesi eshte nje hajdut I permasave te mosha. Turp.

    • Lexues: 03/03/2019 11:05

      Italia eshte 100 vjet prapa europes..ne angli supermarketi do b9jkotohej nga klientet

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)