Nëse finalja e madhe e Conference League që zhvillohet në Tiranë ka kaq shumë interes meritë të padiskutueshme ka edhe Jose Mourinho, trajneri i Romës i cili është një nga më të mëdhenjt në këtë sport. ‘Special 1’ së fundmi në Itali ka folur për finalen me Feyenoord dhe thotë se me ose pa Kumbullën në lojë pret mbështetjen e shqiptarëve.
“Dëshiron të jesh Ferguson i Romës?
Do të jetë e vështirë të qëndrosh këtu për 20 vjet siç bëri Ferguson. Kam nënshkruar për tre vjet, sepse projekti është tre vjeçar. Pas këtyre viteve, të shohim se çfarë projekti do të jetë. Unë dua të qëndroj këtu për dy vitet e ardhshme, me siguri.
Si e konsideroni vitin tuaj të parë? Ku është projekti?
Është e vështirë për mua të bëj një bilanc, një pyetje e ndërlikuar. Nuk dua të përgjigjem.
Në Tiranë ka një entuziazëm të madh, por tifozët e Romës janë të shqetësuar për stadiumin. A do të luajë Kumbulla?
Me ose pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar fiton Kupën. Kjo duhet të mjaftojë për t’i afruar shqiptarët me Romën. Pra kemi ekuilibër. Ne luajmë një finale të premten. Shqiptaret e tjerë janë me pushime.
Jam i emocionuar që finalja është në Tiranë, nuk e kam luajtur kurrë atje. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. Fakti që stadiumi ka pak kapacitet për dy klube si Roma dhe Feyenoord është e vetmja gjë negative. Nëse do të luanim në Bernabeu do të ishte plot. Për Shqipërinë është e rëndësishme. Kjo është e keqe për tifozët e Romës që nuk do të jenë në gjendje të jenë atje. Do jetë bukur, më e bukur nëse Kumbulla ngre kupën. Finalja më e rëndësishme edhe për mua në karrierë”
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
86.6%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1761
Lajme të tjera
-
Presidenti i UEFA-s flet për finalen e Conference League: 'Gjenitë' donin stadium më të madh! Mourinho ishte i prekur
25 Qershor, 16:47
-
Nga Elbasani në 'Air Albania', tifozët e Partizanit në delir për Europën: Tani ta mbushim plot stadiumin
25 Qershor, 11:34
-
Pret me padurim të boksojë në Tiranë, Florian Marku: Javën që vjen zbulohen detajet
25 Qershor, 11:25
-
Merret vendimi i UEFA! Sfida e Partizanit me klubin Saburtalo do të luhet në ‘Air Albania’
24 Qershor, 18:27
-
Shtyhet mbjellja e barit, shpresë për Tiranën dhe Partizanin! Klubet kërkesë UEFA-s që ndeshjet e Europës ti luajnë në kryeqytet
23 Qershor, 16:00
-
Mbyllet 'Air Albania', FSHF mbjell barin e ri! Tirana dhe Partizani 'degdisen' në Elbasan për Europën, irritohen tifozët
21 Qershor, 11:58
-
‘Shqipëria la përshtypje mjaft të mirë’, presidenti i federatës holandeze të futbollit: Mikëpritja në Tiranë mbreslënëse
16 Qershor, 14:25
-
'S'kishim preferenca, por Kraiova është skuadër me traditë'! Trajneri i Vllaznisë: Nuk dua lojtarë vetëm për Europën
16 Qershor, 11:21
-
Shorti i Europës për Vllazninë, përballet me rumunët që eliminoi Laçi! Partizani pa fat nëse kualifikohet në turin e dytë
15 Qershor, 14:43
-
Shorti i Conference League! Partizani dhe Laçi mësuan kundërshtarët, Armando Cungu: Detyrim kalimi i disa tureve!
14 Qershor, 16:07
-
Çmimet e kripura të vendosura nga FSHF largojnë tifozët nga stadiumi, 'Air Albania' zbrazet në miqësoren me Estoninë (VIDEO)
13 Qershor, 17:21
-
U përfshinë në sherrin ku mbeti i plagosur një shqiptar, Gjykata e Tiranës liron dy holandezët
9 Qershor, 13:24