TIRANE - Mbërrin në Tiranë dhe grupi i dytë i muxhahedinëve prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut. Ministria e Brendshme informon se ata kanë mbërritur në orën 24:00 të 31 majit në Rinas.
Mbërritja e tyre në vijim të zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. “- informon ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, zyra e shtypit informon se grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.3%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21