Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Viktoria Nuland viziton ditën e sotme Shqipërinë. Departamenti amerikan i Shtetit, i cili konfirmon vizitën e zyrtares së DASH në Tiranë, bën gjithashtu të ditur se Nuland do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe liderëve politikë për të diskutuar çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Zonja Nuland në takimin me Filip Reeker, zëvendësndihmës sekretarin e shtetit, i ka propozuar në 27 Shtator të 2013 kryeministrit Edi Rama, rishqyrtimin e mundësisë për të asgjësuar armët kimike në Shqipëri.
Ky propozim erdhi në vizitën e parë që Rama kryente si kryeministër i zgjedhur pas fitores së thellë në 23 Qershor.
Zyrtarja e lartë e DASH i ofroi në këtë takim Ramës mbështetjen e SHBA-ve, ndërsa vete kreu i Ekzekutivit duhet të mendonte në atë kohë nëse Shqipëria ishte e gatshme apo jo për të asgjësuar armët siriane të regjimit të Assadit.
Axhenda e takimeve të ndihmëssekretares amerikane të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Viktoria Nuland parashikon takim fillimisht me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, si dhe kryeministrin Edi Rama, e kryetarin e PD Lulzim Basha.
Pas vizitës në Shqipëri, Nuland (më 13 Korrik) do të gjendet në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar mbi dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Axhenda e takimeve të ndihmës sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, Viktoria NulandAsistentja e Sekretarit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland ka mbërritur në Shqipëri ku ka nisur edhe takimet zyrtare në vendin tonë. Mësohet se Victoria Nuland ka takuar Presidentin Bujar Nishani në ambientetet e Presidencës. Ndërsa aktualisht Nuland ndodhet në një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërkohë mësohet me kreun e opozitës Lulzim Basha në do të takohet në orën 17:30, për ta përmbyllur me kryeministrin Edi Rama në orën 18:00.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3028
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç
30 Nëntor, 08:27
-
Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut
30 Nëntor, 08:01
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Sulm kriminal e terrorist! SHBA e BE dënojnë, ambasadori Hovenier: Mbështesim hetim gjithëpërfshirës (VIDEO)
30 Nëntor, 07:54
-
Incidenti me flamur maqedonas, Siljanovska: Mosrespektimi i simboleve shtetërore, minon unitetin e të gjithë qytetarëve të RMV-së
30 Nëntor, 07:10
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05