Këmbësorët janë grupi i përdoruesve të rrugës që përbën një përqindje të lartë të atyre që janë vrarë dhe janë 34,8 % e totalit të njerëzve të vrarë. Pasagjerët gjithashtu përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të atyre që janë të vrarë dhe përbëjnë 22,9% të personave të vrarë gjatë vitit 2015. Në vitin 2015, janë vrarë 12 fëmijë, të moshës 0-15 vjeç, që do të thotë një rënie prej 42 % në krahasim me mesataren e gjashtë viteve të fundit.
Nga analiza e aksidenteve me humbje jete, shkaqet kryesore të ndodhjes janë tre: së pari shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjetit, ejkalimi i shpejtësisë tej normave të caktuara 75,5 % dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit. Së dyti, mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. (befasi, pakujdesi, kalim rruge pa kujdes, mosrespektim sinjalizimi rrugor etj). Dhe së treti, të metat teknike të mjeteve.