Mbyllet hetimi, 'Venecia' futet në dosje, caktohen dy relatorët për raportin, Manja: Në 20 korrik 'Metën' e çojmë në Kuvend

TIRANE-Komisioni i posaçëm parlamentar ka mbyllur hetimin administrativ për Presidentin e Republikës Ilir Meta për dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit të kaluar, por edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e sotme të komisionit, që ishte e para pas 3 muajsh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-i, komisioni vendosi që raportin e komisionit të Venecia për emërimet në Kushtetuese ta bënte pjesë të dosjes, kundër votoi vetëm Halit Valteri.

Komisioni caktoi dy relatorë, Halit Valteri nga opozita dhe Klotilda Bushka nga shumica për të përgatitur raportin paraprak mbi gjetjen nga hetimi administrativ për shkeljet që kanë konstatuar nga veprimet e Presidentit Ilir Meta. Në datë 17 korrik do të dorëzohet raporti paraprak dhe 3 ditë më pas do të diskutohet nga komisioni. Mbetet për t'u parë nëse komisioni do të jetë në një mendje për të dorëzuar një raport për votim në Kuvend apo do të jenë dy.

Kryetari i Komisionit Ulsi Manja u shpreh se afati i këtij komisioni është deri në datë 30 korrik, prandaj në datë 20 do i niset Kuvendit raporti mbi gjetjet. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se mazhoranca ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do të vendosin shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, megjithatë referuar deklaratës së bërë nga kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja, ka pasur një reflektim nga ana e presidencës. 

Diskutimet në Komisionin Hetimor
Halit Valteri: Nuk po merret vesh, çfarë do të bëjmë, sa herë acaroheni me Metën thërrisni komisionin.

Ulsi Manja: Komisioni është në përfundim të punës së tij. Pasi të disponojmë provat do të mbyllim dhe do të miratojmë raportin që do i paraqitet seancës. Këtij komisioni i mbaron afati në 30 korrik, por raporti i komisionit për seancën duhet të jetë gati brenda datës 18 korrik.

Komisioni do të ketë një produkt. Ju ftoj që opinionin e Venecias ta votojmë për ta bërë pjesë. Me vendim të ndërmjetëm, kush është dakord të bëhet pjesë e dosjes së komisionit hetimor? Pro, 1 kundër (Halit Valteri), asnjë abstenim.

E enjtja e fundit e muajit korrik është datë 25 korrik, lind detyrimi që ky komision brenda datës 18 korrik të miratojë raportin për seancën plenare. Janë administruar në cilësinë e provës informacionet e ardhura nga institucionet dhe procesverbalet. 

Janë zhvilluar 9 mbledhje, janë miratuar 14 vendime, ku janë administruar provat. Pas të mbarojmë diskutimin mbi provat, unë do të deklaroj të mbyllur hetimin administrativ dhe realizimin e planit të hetimit, jemi në debatin dhe diskutimin mbi provat.

Bashkim Fino: Në momentin që nuk kemi raportin, të jemi gati të bëjmë një diskutim rreth raportit përfundimtar. Cfarë diskutimi ka që të diskutojmë sot, dhe më pas të bëjmë një raport, që prapë do të ketë diskutime.

Ulsi Manja: Komisioni ka kryetar, n/kryetar dhe sekretar. Por nëse ka propozim konkret për të caktuar dy relator për një raport paraprak dhe në një mbledhje të radhës të diskutojmë mbi provat që janë administruar dhe në 18 korrik të miratojmë raportin përfundimtar, mund të jetë një ose dy raporte.

Alban Zeneli: Jam dakord me Finon, që të marrim një raport përfundimtar nga relatorët, Halit Valteri dhe Alket Hyseni. Të ulen dhe të diskutojnë mbi ecurinë dhe ne të themi atë që kemi, nëse do të dalim me një apo dy raporte.

Ulsi Manja: Jam dakord, por ky komision ka vetëm një vendim të ndërmjetëm ku kemi caktuar zonjën Bushka si sekretare, por tani duhet të caktojmë dy relaktorët që duhet të përgatisin raportin paraprak.

Alban Zeneli: Po e kemi marrë, që të jenë Halit Valteri dhe Alket Hyseni

Ulsi Manja: Po dakord, e hedhim prapë në votim nuk ka problem. Dy relatorët të marrin kohën e nevojshme për përgatitjen e raportit. Ka një propozim që të kemi dy relatorë nga shumica dhe dy nga opozita, e bën këtë zonja Bushka. Të caktojmë relatorët u vendosim në dispozicion provat dhe më pas e zhvillojmë diskutimin tonë përfundimtar mbi bazën e raportit.

Alban Zeneli: Cfarë ndryshimi ka një apo dy relatorë?

Ulsi Manja: Sepse është volum pune dhe koha është e shkurtër

Alban Zeneli: Të paktën ta mbyllim sa më korrekt brenda kushtetutës

Ulsi Manja: Komisioni nuk po shkon në traditën e komisioneve hetimore, është i pari i ngritur për shkarkimin e presidentit. Do të ketë një raport përfundimtar për t'u miratuar brenda 30 korrikut.

Alban Zeneli: Jam dakord me aspektin administrativ, por shto ujë e shto miell dhe kjo nuk është gjë e mirë për anëtarët e këtij komisioni.

Ulsi Manja: Objekti i hetimit ka qenë i përcaktuar për anulimin e zgjedhjeve, por edhe emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, prandaj kërkohet ekspertizë tekniko ligjore. Shkarkimi i Presidentit është procedurë e ndërvarur mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ne vlerësim tim komisioni e përmbushi vlerësimin për të cilin u ngrit, pastaj konkluzionet do të jetë objekt diskutimi. Tani do të votojmë 4 relatorët.

Alban Zeneli: Ne nuk kemi qenë dakord për shtimin e objektit të komisionit, por për kohën

Ulsi Manja: Kush është dakord që Halit Valteri nga opozita dhe Bushka nga shumica të jenë relatorët?

Alban Zeneli: Jam dakord me zonjën Bushka, por nuk jam i qartë me pozicionin si sekretare e këtij komisioni?

Ulsi Manja: Po si sekretare nuk ka lidhje sepse është marrë me anën administrative. Pra zonja Bushka dhe Valteri do të hartojnë raportin paraprak për gjetjen e këtij hetimi. Por unë e deklaroj të mbyllur hetimin administrativ sipas planit të hetimit. Plani i hetimit është evauruar tërësisht. Dhe nëse nuk keni prova të tjera unë dua ta hedh në votim ta deklarojmë të mbyllur hetimin administrativ. Në mbledhjen e radhës presim raportin. Mbledhja do të jetë shumë e shpejtë. 

Ulsi Manja: Datë 17, ditën e premte na duhet raporti paraprak, që të hënën të diskutojmë përfundimtarin. Biem dakord që në datë 17 të zhvillojmë mbledhjen e radhës për raportin paraprak? Dhe në datë 20 korrik do të zhvillojmë diskutimin dhe miratimin. Në datë 17:00 do të zhvillojmë mbledhjen e radhës për prezantimin e raportit paraprak dhe më pas në mbledhjen e datës 20 diskutimi mbi raportin përfundimtar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiperia: 13/07/2020 17:58

    Bravo Ulsi manja pu pu pu ca pislliku bravo

    Përgjigju
  • Enxhi: 13/07/2020 13:14

    Ku i ka mbledhur derdimeni ata qe mban rreth vetes,prototipe servila e dallkauke me keq se Like Kryehajduti.

    Përgjigju
    • Oshee: 13/07/2020 14:01

      enxhi Ilove you

  • Emigranti USA: 13/07/2020 12:45

    zhdukeni . hajdutin. me te madh te shqiptareve .po te futet ne burg do jete nje clirim i gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen . sgjohu shqiptare mos ler te te shtypin

    Përgjigju
  • truuri i pjerdhur i presidentit: 13/07/2020 08:42

    Rilindja me ceshtjen e presidentit beri vetem nje show, te dy palet bene presion ndaj njeritjetrit per te realizuar qellimet e tyre te poshtra ne kurriz te popullit shqiptar, e gjithe loja behet per perfitime personale nga secila pale per koncensuione per tendera dhe per qellime afatgjata per kapjen e reformes ne drejtesi ne menyre qe cdo pale te mos penalizohet, te rruajne pronat, mallin dhe gjene, vilat dhe parate e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore