Demokratët bllokojnë tunelin e Elbasanit me makina për të pritur Bashën, Balla: Qesharake dhe e pakuptimtë pse i duhen Lulit të gjithë ato shoqërues

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasani, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se përveç faktit që fushata e tij po kthehet në një burim infeksioni për njerëzit, ai sot ka bllokuar për më shumë se një tunelin e Elbasanit duke krijuar një trafik të konsiderueshëm. Pritjen e Bashës me makina dhe pa asnjë respektim masave të COVID, Balla e cilësoi qesharake dhe të pakuptimtë se për çfarë i duhen Lulzim Bashës të gjitha ato makina që ta shoqërojnë nga Tirana në Elbasan.

Balla tha se Luli duhet të kuptojë që sado të mbledhi njerëz e makina rreth vetes, më 25 prill të gjithë qarqet votojnë të ndarë.

"Në shqipqri sot ka dy fushata një fushatë e rëndësishme e vaksinimit dhe një atë të infektimit që e kryen më së miri Luli Basha. Ajo që dua të them është se njerëzit kanë më shumë nevojë për mesazhe pozitive. Është qesharake ajo që organizon PD ku për më shumë se një orë kanë bllokuara tunelin e  Elbasanit duke shoqëruar Lulin. Luli të ndihet i qetë se populli i Elbasanit nuk ka asnjë problem dhe është e pakuptimtë që të marrë kaq shumë makina nga Tiranë në Elbasan pasi në fund më 25 prill të gjithë qarqet votojnë të ndarë", tha Balla.

Paraditen e sotme demokratët u grumbulluan sërish në hyrje të tunelit  të Elbasanit me makina, pa maska, pa distancë dhe me flamujt të PD në duar për të pritur Luzlim Bashën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Në turma dhe pa maska në Elbasan, demokratët nuk pyesin për COVID-in! Basha në majë të makinës: E mbajta fjalën për tunelin e Krrabës, do e mbaj dhe për programin e 25 prillit

Ashtu si në çdo takim tjetër, edhe në këtë të sotmit në Elbasan, kreu i PD Lulzim Basha nuk harron asnjëherë të mbledh e grumbullojë njerëzit në shkelje të plotë të rregullave antiCOVID. Me makina, të grumbulluar, pas maska, pa distancë dhe me flamujt të PD në duar, me dhjetëra militantë janë mbledhur në hyrje të tunelit të Krrabës për të pritur Luzlim Bashën, i cili i hipur mbi makinë mbajti edhe një fjalë për to duke u premtuar ndryshimin pas 25 prillit, por për këtë kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve.

Basha u shpreh se ashtu sikur mbajti premtimin për ndërtimin e tunelit do të mbajë fjalën edhe për programin që po shpalos përpara qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

“E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj për këtë vepër të jashtëzakonshme (tunelin) që shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë. Kam ardhur të jap mesazhin sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë. Në 25 prill duke votuar PD-në dhe nr. 9  ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 është fjalë e mbajtur” tha Basha.

 

1618137154_1618135616Screenshot3.jpg

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno