Në ulërima dhe lot, nëna e 34-vjeçarit që u ekzekutua me 8 plumba e thotë shqip në mes të Athinës: Shqiptarë të qelbur me vratë djalin! Policia i njeh por nuk i arreston

Në ulërima dhe lot, nëna e 34-vjeçarit që u ekzekutua me 8 plumba e thotë shqip në mes të Athinës: Shqiptarë të qelbur me vratë djalin! Policia i njeh por nuk i arreston

Nëna e 23-vjeçarit shqiptar, Aris Papas

Thyen zemrat e të gjithëve me të qarat plot dhimbjen, nëna e 34-vjeçarit shqiptar Aris Papas, i cili u ekzekutuat pasditen e djeshme në Athinë, me 8 plumba në kokë dhe gjoks.

Me zë që i çirret, e dëshpëruar kërkon që djali i saj shtrenjtë të kthehet në shtëpi, por ai nuk e dëgjon dhe nuk do të kthehet më kurrë.

 “Ari im kthehu në shtëpi, pse ike, djali im i bukur, pse nuk më dëgjove 1 minutë kthehu”, bërtet ajo me sa zë i ka mbetur.

“Ty nuk të ndihmojë askush! Ku ishte policia Ari kur të vranë. Ku janë vrasësit, policia e di kush janë por ata nuk duan t’i arrestojnë. I njohin, i njohin...”, qan ajo pa lot, se i janë tharë.

Në një video të siguruar nga “Top Channel”, duket sikur nëna e Arit, di diçka lidhur me vrasjen.

“O shqiptarë të qelbur më vratë djalin, më vratë djalin more”, shprehet nëna sikur e di që ekzekutorët e Aris janë shqiptarë.

I sigurt se shumë njerëz i dëshironin të keqen, shqiptari, Aris Papas mbante veshur gjithmonë një antiplumb që e ka shpëtuar nga 3 atentate të mëparshme, në 2007, 2019 dhe 2021.

Por për fatin e tij të keq, dje nuk e kishte! Ai pagoi me jetën, hesapet e palara të drogës në të cilat ishte i përfshirë.

Aris Papas raportohet se ishte një person i njohur për autoritetet pasi ka qenë në hetim më parë për grabitje, vrasje në tenativë e trafik droge. 

Ai u vra teksa po pinte kafen e tij të pasdites, i ulur i qetë dhe pa menduar se 8 plumba në kokë dhe gjoks do t’i merrnin jetën.

Vrasësi e qëlloi rreth orës 18:00 dhe më pas sikur asgjë nuk kishte ndodhur, burri i hollë dhe i shkurtër siç e përshkruajnë dëshmitarët okularë është larguar me taxi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 31/05/2021 15:24

    Sot po e marrim vesh qe kriminelet Shqipetare jane te qelbur,kurse kriminelet greke jane te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët