‘Në verë vendos klubi, kushton 15 milionë euro’! Trajneri i Sivasspor: Manajn e duan në Francë, Spanjë dhe disa vende të tjera

‘Në verë vendos klubi, kushton 15 milionë euro’! Trajneri i Sivasspor: Manajn e duan në Francë, Spanjë dhe disa vende të tjera

Rey Manaj te Sivasspori

Me ritëm të frikshëm vijon të shënojë në kampionatin turk Rey Manaj. Sulmuesi i Sivasspor realizoi golin e tretë në fitoren 4-1 kundër Pendikspor. Madje këtë herë 27-vjeçari bëri një inkursion të vërtetë nga mesi i fushës derisa doli përballë portierit ku u tregua i pagabueshëm. Ky ishte goli i 14 në kampionat për Rey Manajn, aq sa Mauro Icardi i vendit të dytë në listën e golashënuesve. Gjithashtu në total sulmuesi shqiptar ka realizuar 18 herë këtë sezon, duke përfshirë edhe Kupën.

Pas ndeshjes ka për Manajn ka folur edhe trajneri i Sivaspor, Bulent Uygun, i cili ka zbuluar se sulmuesi shqiptar po kërkohet nga disa klube: “Ka njerëz që e kërkojnë në Francë, Spanjë, Arabinë Saudite dhe Katar. Në përfundim të sezonit klubi do bëjë atë që nevojitet. Sigurisht që është vendosur edhe një çmim, 15 milionë euro. Çdokush e ka një çmim. Të vetmet gjëra që nuk mund të ndryshojnë dhe blihen janë tifozët tanë dhe uniforma e Sivasporit.”

Manaj iu bashkua Sivasspor në gusht si një futbollist i lirë në merkato, ndërsa tani me atë të shqiptarit klubi turk ka mundësinë të mbushë arkat.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore