Në vigjilje të 110-vjetorit të pavarësisë, sipërmarrësi Gjergj Luca, ka bërë për ‘dush’ të ftohte politikën mbarëshqiptare në të dy anët e kufirit. Duke analizuar fjalimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në Kuvend, sipërmarrësi Luca me tone të forta, thotë se ishin hartime, fjalë të cilat dilnin nga goja dhe jo nga zemra.

Nga ana tjetër Luca, i thur lavde punës së njerëzve të thjeshtë dhe biznesit mbarëshqiptar. Kritika të forta edhe Evropës e cila më në fund kuptoi se shqiptarët nuk mund të përjashtohen përjetësisht nga familja e madhe e tyre dhe konferenca e 6 dhjetorit 2022 do korrigjojë gabimet historike e cinike!

‘Sapo ndoqa fjalimet e ajkës së kombit në këtë ditë të çmuar dhe u ngarkova pak emocionalisht nga fjalimet me aq pathos, ku përmendej historia dhe ku përmendeshin ata burra të mëdhenj të kombit tonë. Fjalët ishin hartime që ishin mësuar përmendësh dhe dilnin nga goja, jo nga zemra. Nëse do ishin fjalë që do të dilnin nga zemra Shqipëria jonë nuk do të ishte kjo dhe kombi ynë nuk do të ishte këtu. Si mund ti besojmë ne kësaj pjese kësaj, hordhie njerëzish që vazhdon akoma dhe na drejton. Për aq kohë sa ky vend nuk do të ketë respekt për njerëzit që të vërtetën e tyre e thonë nga puna, ky vend nuk do të bëhet kurrë. Bëhuni të gjithë bashkë miq për të respektuar ato pak filiza që ne sot për fatin tonë pa na i ujit Amerika bashkë me BE-në dhe ky është momenti jonë për të hequr dorë nga e kaluar dhe nga kjo barbari 110-vjeçare.’- u shpreh ndër të tjera Luca.