“Në vjeshtë fillojmë punimet”, Deputeti i sapo zgjedhur, Benet Beci lajmëron hapjen e tenderit për projektet në Shirokë

“Në vjeshtë fillojmë punimet”, Deputeti i sapo zgjedhur, Benet Beci lajmëron hapjen e tenderit për projektet në Shirokë

Benet Beci

Deputeti i sapo zgjedhur Benet Beci, ka lajmëruar me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook se tashmë është hapur zyrtarisht tenderi për disa ndërhyrje përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës. Beci shprehet se sipas tij përafërsisht në vjeshtë pritet të fillojnë punimet.

"Kanë kaluar rreth 5 javë qëkur ju paraqita këtë video shpjeguese mbi ndërhyrjet transformuese të parashikuara përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës. Çdo gjë duket e bukur në render, por kënaqësia më e madhe është kur nis puna konkrete. Ndaj dua të ndaj me ju lajmin e mirë se është hapur procesi i tenderimit për projektet si më poshtë:

1. Ndërhyrjet në përmirësimin e peisazhit përgjatë rrugës nga Ura e Bunës në Shirokë

2. Muzeu i liqenit dhe qendra e vizitorëve në qendër të Shirokës

3. Shtegu i biçikletave dhe pikat panoramike në malin e Taraboshit.

Kam kontribuar që në konceptimin e këtij projekti si drejtues i Fondit të Zhvillimit dhe kam privilegjin e përgjegjësinë të ndihmoj në realizimin e tyre, si deputet i Shkodrës. Ofertat nga kompanitë e interesuara hapen në datën 2 korrik dhe besoj se në vjeshtë fillojmë punimet. Projektet financohen nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet një kredie nga BERZH-i dhe bashkëfinancim nga BE-ja dhe do të zbatohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Besoj fort se po fillojmë një seri projektesh që do ta vënë Shkodrën në zemër të turizmit shqiptar. Na shkoftë mbarë", ka shkruar Beci.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale