Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë, e para bazë në Ballkanin Perëndimor

Në vjeshtë do të nisë puna për ndërtimin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, e para e para bazë e saj në Ballkanin Perëndimor , e cila do të ndërtohet në pjesën dërrmuese nga Aleanca  e Atlantikut Verior.  Lajmin e ka dhënë sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ai e cilësoi investimin në këtë bazë si jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë dhe bëri të ditur se punimet në terren do të nisin brenda vitit.

“Është një projekt shumë i rëndësishëm në mos më i rëndësishmi i këtyre viteve të fundit sepse jo vetëm që na jep një infrastrukturë dhe kapacitete të modernizuara në hartën e Aleancës sonë, por rrit edhe peshën strategjike të vendit tonë në rajon dhe më gjerë. Jemi të gjithë të angazhuar dhe në kohë me kalendarin tonë, si me shpronësimet si me ato pjesë të punimeve që i kemi marrë përsipër t’i kryejmë, që nga rrethimi i bazës, rrugët e brendshme, furnizimi me energji elektrike dhe ujë, të cilat janë pjesë e investimit të palës sonë. Kontributi i palës shqiptare shkon në rreth 10 % të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme. Punimet synohet të nisin në vjeshtë të këtij viti dhe tani jemi në fazën e procedurave të prokurimit nga Agjencia e Prokurimit e NATO-s. Në fund të marsit pritet të lidhen kontratat me kontraktorët. Ka shumë të interesuar, kontraktorë vendas dhe të huaj që do të operojnë për të zbatuar projektet. Në planin tonë kalendarik të punimeve në këtë bazë parashikohet nga muaji tetor-nëntor të nisnin punimet që do të zgjasin deri në fund të vitit 2023.”- u shpreh ministri Peleshi.

Kujtojmë se investimi që do të bëhet në Kuçovë kap vlerën prej rreth 50 milionë Euro, 5 prej të cilave nga buxheti i shtetit. Do të bëhet ndërtimi i depove të armatimit dhe të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit  kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja