VLORË - "Dje në Vlorë kanë mbërritur 45 autobusë me emigrantë për PS dhe 12 autobusë për PD vetëm nga Kapshtica". Ky është një lajm që raportohet nga drejtoresha e gazetës "Shqiptarja.com", Anila Basha, e cila raportoi nga Vlora për televizionin 'A1 Report".

Basha ka shtuar se "ndërkohë vazhdojnë të vijnë autobusë gjatë gjithë ditës së sotme dhe pritet një fluks i madh emigrantësh në Vlorë deri nesër për të votuar në 23 qershor".

Sipas të dhënave, autobusë janë duke u vendosur edhe në Tiranë për t’i sjellëemigrantët prej andej nga Vlora. "Pritet një fluks më i madh këtë vit krahasuar me vitin 2009",  theksoi Basha.

Duke shtuar se "përgatitjet janë të forta edhe në kampin e PD-së, ku kryesuesi i listës së deputetëve të këtij qarku për PD, Astrit Patozi gjendet personalisht në Vlorë.

Gjithashtu, partitë këto ditë janë marrë me trajnimin e komisionerëve të tyre në këtë qark; 430 vetë. 'Ndërkohë, në drejtorinë e policisë së qarkut, drejtori i saj, Dritan Cuko ka garantuar se policia do të jetë e paanshme në këto zgjedhje. Në qytet situata duket e qetë dhe deri tani nuk ka pasur incidente.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)