Në takimin e Ramës me ambasadorët e BE ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe OSBE, Bernd Borchardt.
Në qendër të takimit mes kryeministrit të vendit dhe ambasadorëve ishte situata politike pas protestës së opozitës dhe bllokimi i ngritjes së komisioneve të Vettingut pas bojkotit të PD.
Ditët e fundit me ambasadorët e vendeve të BE ka zhvilluar disa takime edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ku ashtu si sot është diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.
Ndërkombëtarët po negociojnë duke tentuar që të ulin tonet dhe të rikthejnë dialogun mes palëve në Kuvend, por opozita ka vendosur si kusht qeverinë teknike, ndërsa së fundmi po kërkon edhe shtyrjen e zgjedhjeve.
(Kryeministri Rama pas takimit me ambasadorët)
(Ambasadori Lu, pas takimit me Kryeministrin Rama)
dy.b/shqiptarja.com