Negociatat, Balla: Merkel simbol besimi, Basha i futi shejtanin në bark deputetit Krichbaum

Negociatat, Balla: Merkel simbol besimi, Basha i futi shejtanin në bark deputetit Krichbaum

Merkel dhe Rama gjate takimit dje ne Berlin

TIRANE-Pas kthimit nga Gjermania, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla shprehet optimist se Berlini do të japë ‘OK’-in për hajen e negociatave në qershor për Shqipërinë.

Balla thotë se Angela Merkel për shqiptarët është simbol besimi, ndërsa përsa i përket kritikave të deputetit Krichbaum, ai bën fajtor Bashën.

Sipas Ballës, Gunther Krischbaum beson më shumë përrallat e Lulzim Bashës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Te dashur miq, gjate dy diteve te qendrimit ne Berlin si pjese e delegacionit te Kryeministrit Edi Rama, por edhe ne kontakte te meparshme, kam krijuar bindjen se ne Bundestag-un gjerman ka mbeshtetje te forte per zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu per vijimin e procesit per Shqiperine. Sigurisht ne nje prej parlamenteve me serioze te Evropes, respektohen procedurat dhe u jepet kohe te gjitheve per te marre pjese ne nje debat te rendesishem si ky. Prandaj as e kemi pritur dje dhe as presim qe Bundestagu gjerman te thote “PO!”-ne e shumepritur pa ezauruar fazat e procesit vendim-marres.

Sigurisht qe ka edhe deputete qe jane kunder, nder 698 anetare te Bundestagut. Per shembull deputetet e AFD jane kunder BE ne teresi. Po ashtu ka tek-tuk edhe deputete te koalicionit qeverises qe jane shprehur qarte kunder apo pro qysh tani. Nje ze (deri tani i vetem) kunder brenda CDU-se, eshte edhe deputeti Gunther Krischbaum, i cili ne fakt e ka pritur me shume respekt kryeministrin dhe delegacionin tone dhe e ka drejtuar seancen me te gjithe korrektesen qe karakterizon Bundestagun. Por ka qene po ashtu e qarte nga nje nderhyrje e tij shume e shkurter ne fund (si dhe nga cfare ka thene me pare e me pas publikisht) qe zoti Krischbaum beson me shume perrallat e Lulzim Bashes, se sa Raportin e Progresit te Komisionit Evropian! Per kete ne nuk mund t’i veme asnje faj deputetit gjerman, perderisa shejtanin ne barkun e tij e kane futur koleget tane opozitare nen drejtimin e Lulezim Bashes... I cili ndryshe nga cfare ka propaganduar ketu kur ndodhi ajo qe nuk donte, pra rekomandimi pozitiv, atje ka lene kokrren e namit me te zezat qe ka thene per Shqiperine!

Megjithate une jam kthyer nga Gjermania me bindjen se Shqiperia ka nje shumice te mjaftueshme mbeshtetese nder 698 anetaret e Bundestagut dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme. Shqiperia ka tek Kancelarja Angela Merkel nje simbol te besimit tone tek Europa, duke e shnderruar po ashtu Kancelaren ne nje simbol simpatise se popullit shqiptar per popullin gjerman. Pse jo, nder vite tashme te njejte me simpatine per “Die mannschaft”.

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpellar vicidoli: 25/05/2018 10:53

    Sa her qe leshon te tilla deklarata ky druri qershise, aq her me perfytyrohet skena e aldo bumcit ne bruksel, qe çirrej dhe ulerinte dhe kerkonte medoemos qe mos te ja nisin negociatat.

    Përgjigju
  • konjak: 26/04/2018 22:15

    Nuk eshte se populli duhet te shqetesohet nga spiegime e analiza bajate te ketij soj deputeti.Cdo evropian dhe cdo shqipetar e dine shum mir se ,as shqipetaret s'mund te bejne as gje me shum ,dhe as evropianet s'mund ta lene shqiperine jasht BE.Ne komunizem ,mireshin individe nga populli i varfer,e beheshin ministra ;E si rezultat varferuan gjith SHqipetaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?