Negociatat, Balla: Vettingu të nisë
nga zbatimi përpara datës 15 dhjetor 

Negociatat, Balla: Vettingu të nisë<br />nga zbatimi përpara datës 15 dhjetor 
Deputeti socialist, Taulant Balla, thotë se kushti i vetëm për negociatat, mbetet zbatimi i ligjit të vettingut. Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv nga Berlini, ku shoqëron kryeministrin Rama në vizitën e tij zyrtare në Gjermani, Balla u shpreh se kancelarja Merkel rikonfirmoi gatishmërinë për të mbështetur rekomandimin e KE-së. Balla theksoi se zbatimi i vettingut duhet të nisë deri mesin e muajit të ardhshëm, 15 dhjetor, në mënyrë që Kwshilli i Ministrave të BE-së do të shqyrtojë çeljen e negociatave. 
 
"Në këtë takim u rikonfirmua gatishmëria e Gjermanisë për të mbështetur rekomandimin e Komisionit Europian lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë më BE, sapo Shqipëria të ketë filluar implementimin e ligjit të vettingut. Është e vërtetë që tashmë jemi pranë këtij momenti të rëndësishëm për hapjen e rëndësishme, por është po aq e rëndësishme që reforma në drejtësi të vijojë zbatimin e saj dhe ligji i vettingut është ligji kryesor i kësaj reforme. S'kemi të bëjmë me shtatë parakushte, por për adresimin e 5 prioriteteve të cilët nuk janë diçka që arrihet në një ditë, por janë kushtet për anëtarësim. Sa kohë që i vetmi kusht për negociatat është vetëm fillimi i zbatimit të vettingut, ky është lajmi i mirë që vjen sot nga Gjermania, që Gjermania mbështet plotësisht rekomandimin e Komisionit Europian. Nëse deri në 15 dhjetor do të ketë filluar zbatimi i vettingut, Këshilli i Ministrave të BE do t'i kërkojë KE-së të raportojë se në çfarë faze jemi. Nëse do ketë filluar zbatimi i tij, do kemi mundësi për fillimin e hapjes së negociatave", u shpreh Balla.
 
Sa i takon deklaratave të deputetit të CDU-së, Gunther Krichbaum, i cili u shpreh se Shqipëria nuk është gati për çeljen e negociatave, kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla, ishte një qëndrim personal i tij.

Sipas tij, qëndrimi zyrtar i Gjermanisë përcillet vetëm nga kancelarja Merkel.
 
"Qëndrimi zyrtar i Gjermanisë shprehet vetëm nga kancelarja gjermane. Merkel rikonfirmoi gatishmërinë e qeverisë gjermane për të mbështetur rekomandimin e bërë nga Komisioni Europian. Deklaratat kanë qenë një qëndrim personal i një deputeti. Ndërsa ajo që dëgjuan shqiptarët, ishte qëndrimi zyrtar i kancelares gjermane. Nuk janë shtatë por 5 kriteret të cilat janë të formësuara në prioritetet e KE. Është bërë një punë shumë e mirë deri tani dhe kancelarja vetë vlerësoi punën dhe arritjen e deritanishme. Këto 5 prioritete do të shoqërojnë procesin edhe pas hapjes së negociatave. Historia e krijuar nga një deklaratë në Tiranë nga një deputet, i cili më shumë i shërben qëllimeve populiste në prag të fushatës edhe këtu në Gjermani, sesa të një analize konkrete të situatës ku ndodhet Shqipëria", tha ai. 

Balla: S'ka 7 pritshmëri, por vetëm 1 kusht, vettingun
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka sqaruar se ka vetëm një kusht për vettingun dhe jo shtatë pritshmëri siç u shpreh javën e kaluar në Tiranë, deputeti i CDU-së, Gunther Krichbaum.

Balla thotë se Gjermania do të mbështesë rekomandimin për çeljen e negociatave, sapo të ketë nisur nga zbatimi ligji i vettingut.  

Mesazhi eshte i qarte: 

1. Konfirmohet gadishmeria e Gjermanise per mbeshtetjen e rekomandimit te Komisionit Europian per fillimin e bisedimeve per anetaresim me Shqiperise, sapo te kete filluar zbatimi i ligjit per vettingun.

2. Keshilli Europian pritet t'i kerkoje Komisionit raportim interimar per ecurine e zbatimit te ketij kushti. 

3. Keshilli Europian pritet te nxise Komisionin qe te perfshihet ne nje proces te strukturuar me Shqiperine per te mundesuar nje pergatitje sa me te mire ne lidhje me detyrimet qe burojne nga procesi i negociimit. 

4. Progresi i metejshem ne 5 prioritetet kyçe i rendesishem per avancimin ne procesin e aderimit ne BE. 

Pra nuk ka 7 pritshmeri, per te cilat u fol nga nje deputet gjerman javen e kaluar, por ka 1 kusht (zbatimi i ligjit per vettingun e gjyqtareve dhe prokuroreve) per te hapur negociatat.

Edhe nje here eshte e natyrshme nevoja per progres te metejshem ne adresimin e 5 prioriteteve te percaktuara nga Komisioni, zbatimi i te cilave do vijoje edhe gjate procesit te negociatave per anetaresim.

Faleminderit Kancelares Federale!
Faleminderit Gjermanise per mbeshtetjen"
!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës