Negociatat e Ramës sjellin ‘rebelët’
në Kuvend,sot arsyetojnë mungesat
Takimet mes kryeministrit dhe disa prej “rebelëve” të parlamentit kanë rezultuar të suksesshëm. Tom Doshi, Armando Prenga, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu jo vetëm që i janë rikthyer veprimtarisë parlamentare, por kanë dhënë mesazhin për votimin e ligjeve dhe reformës territoriale nga opozita.
TIRANE - Takimet mes kryeministrit Edi Rama dhe disa prej “rebelëve” të parlamentit ka rezultuar i suksesshëm. Pas 6 ditësh që nga momenti kur Tom Doshi, Armando Prenga, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu braktisën votimin e ligjeve në seancë, llogaritjet e numrit të votave për ligjet e cilësuara janë kthyer mbrapsht. Deputetët jo vetëm që i janë rikthyer veprimtarisë parlamentare, por kanë dhënë mesazhin për votimin e ligjeve dhe reformës territoriale nga opozita.
Tashmë duket se është kaluar gjysma e rrugës, ndaj dhe të enjten mazhoranca do të ketë më shumë se 84 vota. Negociatat që nuk mundi dot t’i bënte nëpërmjet telefonit ditën e enjte në seancë, kryeministri Rama e ka zgjidhur nëpërmjet takimeve që ka pasur me disa prej tyre gjatë fundjavës. Takimet e zhvilluara me kryeministrin nuk janë mohuar as nga Tom Doshi, njëri prej deputetëve që mungoi të enjten gjatë votimit të ligjit në parlament. “Unë me kryeministrin Rama takohem vazhdimisht, madje pak ditë më parë jemi takuar në Malësinë e Madhe. Por kjo nuk përbën ndonjë lajm të madh. Unë pakënaqësitë e mia që kam pasur i kam përcjellë edhe kur kam qenë në opozitë edhe tani që jemi në mazhorancë”, u shpreh Doshi.
Kryeministri nuk ka pasur asnjë reagim personal ndaj vendimit të deputetëve të PS për të braktisur votimin dhe duke mos i dhënë mundësinë mazhorancës të votoj ligjet me shumicë të cilësuar. Pjesë e negociatave me deputetët e mazhorancës që braktisën votimin e ligjeve është bërë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Gjatë pushimit të seancës ditën e enjte, Meta ka takuar në restorantin ku ishin duke drekuar deputetët dhe ka bërë përpjekjet e tij për rikthimin në kuvend. Pavarësisht vendimit për të mos u rikthyer në seancë, bisedimet mes kreut të Kuvendit dhe deputetëve të mazhorancës kanë vijuar edhe gjatë fundjavës.
MbledhjaNëpërmjet një lajmërimi në orën 11:00 deputetët socialist kanë mësuar që mbledhja e Grupit Parlamentar të PS që ishte parashikuar të zhvillohej dje do të mbahet sot. Edhe pse mes kryeministrit dhe deputetëve “rebelë” ishte arritur një dakordësi për kthimin e tyre në Kuvend, asnjëri prej deputetëve nuk ishte paraqitur në parlament. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS që do të zhvillohet sot në orën 13:00, pritet që deputetët e majtë që munguan të enjten në seancë të japin shpjegime para kreut të PS. Megjithatë me deklaratat e djeshme duket se janë ulur ndjeshëm tensionet e krijuar në radhët e të majtës dhe mazhorancës që këtë të enjte pritet të kalojë 6 ligjet që kërkojnë 84 vota dhe hartën e re të reformës territoriale.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
61.9%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Zhejë, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike
30 Nëntor, 11:34
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit
30 Nëntor, 11:28
-
Tiranë/ Arrestohet 42-vjeçari, mbante armë pa leje në banesë (EMRI)
30 Nëntor, 11:25
-
Speciale/ Fjalori i madh i shqipes, përzgjedhja e fjalëve të reja dhe puna për hartimin! Intervistë me Anila Kananaj
30 Nëntor, 11:23
-
Si nisi sherri mes Rudina Dembacajt dhe ish-bashkëshortit për shtëpinë dhe vajzën, përplasja në dyert e gjykatës
30 Nëntor, 11:18
-
Ilir Yzeiri: Shpulla mbi fytyrën e shtetit
30 Nëntor, 11:10
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Partia 'Djathtas 1912': Synohet të përhapet frikë e dëmtohet rendi demokratik në Kosovë
30 Nëntor, 11:08
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, reagon Spiropali: Dënoj aktet terroriste të shkatërrimit të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepenc
30 Nëntor, 11:02
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor, 10:53
-
Gara për shefa komisariatesh, të hënën nisin intervistat! Shefat e rinj zgjidhen nga komisioni me 3 gra
30 Nëntor, 10:46
-
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro
30 Nëntor, 10:37
-
Hidhet në erë kanali i ujit Ibër-Lepenc, Rama: Akt sabotazhi mbi infrastrukturën kritike! Goditja kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar
30 Nëntor, 10:26