Negociatat/ Gjermania shpall datën, ja kur Bundestag-u jep vendimin për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Negociatat/ Gjermania shpall datën, ja kur Bundestag-u jep vendimin për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Foto ilustruese

BERLIN- 26 shtatori është data kur Deputetët e Gjermanisë do të vendosin  për 'votën' e tyre për sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Ky propozim  është bërë nga grupi parlamentar i CDU dhe SPD. Në rendin e debatit në mbledhjen që do të nisi të enjten është parashikuar që diskutimet të zgjasin për rreth 40 minuta. Dy propozimet e grupeve parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD janë për “marrëveshje të Bundestagut dhe Qeverisë Federale” për aplikimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas votimit në Bundestag, kancelarja gjermane Angela Merkel në samitin e 18 tetorit në Bruksel  do të paraqesë vendimin e Berlinit zyrtar. Gjermania dhe Holanda janë dy vendet e vetme të Bashkimit Europian të cilat vendosin për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë në Parlamentet Kombëtare dhe jo në qeveri.

Kujtojmë se dy ditë më parë Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas takimit që zhvilloi me Sekretarin e Shtetit Parlamentar te Gjermanisë, Christian Lange tha se vota e Social Demokratëve në Gjermani SPD është pro Shqipërisë ndërsa më 24 shtator do të shprehet edhe CDU/CSU.

Datat e vendimit të Parlamentit Gjerman

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë