Eurokomisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn do të vizitojë sot Tiranën. Zyrtari i lartë i BE do zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta. Hahn do qëndrojë rreth dy orë në kryeqytetin shqiptar.
Sipas axhendës së publikuar nga delegacioni i BE në Tiranë, komisioneri Hahn nuk ka parashikuar takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Mesazhi që pritet të përforcojë Hahn do jetë ai i vijim të punës dhe reformave nga ana e qeverisë për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.
Komento