Për të hequr veton po lëshon sovranitet. I referohem varrezave dhe çështjeve të tjera. Kam parasysh shqiptarët e Çamërisë, por edhe pronat e shumë shqiptarëve të tjerë, por edhe komunitetet fetare shqiptare e atje. Kemi shumë emigrantë, që faleminderit Greqisë, që po i mban, por marrëveshja e pensioneve nuk është firmosur. Përsa i përket ligjit të luftës duhet të hiqen efektet e tij".
Shpëtim Idrizu u shpreh se, "në asamblenë e PDIU, Rama u shpreh se do ta kishte parësore çështjen çame, ndërsa tani e pashë në ngërç". Kreu i PDIU theksoi se pala shqiptare duhet të ketë kujdes që përpos heqjes së ligjit grek të luftës.“Greqia duhet të heqë të gjitha barrierat që sjell ky ligj. Duhet të hiqen të gjitha efektet e ligjit të luftës, ndryshe do të jetë në favor të Greqisë.
Është “pesë me hiç” nëse ligji i luftës hiqet me një traktat miqësie. Pasi edhe traktati i 1996 mbaroi dhe nuk pati asnjë vlerë. U takua Bushati me Kotzias në Kretë, i futën edhe një valle greke, pastaj erdhi edhe Kotzias në Korçë dhe asgjë nuk u mor vesh se çfarë u diskutua. Ne i marrim vesh gjërat nga pala greke, pas takimit të parë Kotzias-Bushati u vu në zbatim marrëveshja për kërkimin e varreve greke”, u shpreh Idrizi.
Kryetari i PDIU, theksoi se grekët do të kërkojnë për varreza në 120 vende, ndërsa lidhet me interesat e Athinës për Vorio Epirin. "Më gjeni një precedent në Europë që janë lënë varrezat e ushtarëve të rënë në një vend tjetër. Ushtarët erdhën si pushtues. Në momentin që Italia pushtoi Shqipërinë, e vetmja qeveri që e ka përshëndetur ka qenë qeveria e Greqisë, ndërsa të gjithë e dënuan. Greqia pretendonte se i hapej rruga e copëtimit. Ushtarët rrinin akoma këtu pas luftës, pasi kërkonin të bënin fakt Vorio Epirin. Prandaj pala shqiptare nuk duhet që ta kishte lejuar çështjen e varrezave.
Grekët janë në rregull dhe po avancojnë, ne shikojmë vetëm plotësimin e axhendës së Greqisë. E dini që do të kërkojnë varre në 120 vende, kanë futur edhe Himarën. Por për grekët që vranë dhe masakruan do të bëjnë ndonjë varrezë? Po pse po kërkojnë nga Himara? Pse nuk filluan nga Kosina, ti marrin t’u bëjnë ADN, problemi këtu është më i madh.
Kufiri i Vorio Epirit është vendi ku po bëhen zhvarrimet, në 1913 grekët erdhën për Vorio Epirin. Në ‘49 e sulmuan Shqipërinë me luftë. Greqia është rritur me territore gjithmonë mbas luftërave, presidenti i Greqisë në 1987 ka thënë se atje ku kemi varret e ushtarëve kemi atdheun. Për çfarë i duan varret e ushtarëve grekë këta? Kjo është një kërkesë e kahershme.
Pas shumë kohësh ata do të thonë se ky është vendi ynë sepse kemi ushtarët e rënë. Parimi kryesor është parimi i reciprocitetit, shoqata Çamëria ka kërkuar që banorët e Çamërisë, dhe shumë të tjerë të cilët nuk ranë në luftë por u vranë, të kenë varret e tyre, por kjo nuk është pranuar", tha kreu i PDIU.
Idrizi nxori në pah një tjetër pikë të diskutimeve mes Kotzias dhe Bushatit, "po kërkohet që të rishikohet edhe tekstet e historisë, ajo që më shqetëson është fakti se deri më sot pala shqiptare ka negociuar për axhendën greke”përfundoi ai.
Si e shpjegoni ndryshimin e retorikës së kryeministrit?
"Çamëria ka përmasat 5% më pak se Kosova, është një fakt dhe ngjarje që nuk ka precedent në gjithë Europën, janë përzënë njerëzit nga shtëpitë e tyre. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm duhet të kuptojë se ne jemi shtet. Grekët janë bllok, pozitë, opozitë. Ne kemi 105 vite shtet dhe nuk kemi një vijë të përbashkët interesi. Ky është handikap i madh i politikës së jashtme. Kryeministri tha se po diskuton të gjitha çështje por tashmë është në vështirësi. Pse ndryshuan pozicion, kur Bushati në Parlament u bë më çam se çamët? Nuk është çështja çame në vullnetin e askujt, që do njëri ta marrë dhe tjetri ta lërë. Të gjitha forcat politike thonë se janë dakord, por askush mos të mendojë se këtë mund ta marrë dhe ta lërë sipas dëshirës.
Është turpi dhe nderi i kësaj qeveri se si e trajtojnë çështjen çame. Çështje rëndë, padrejtësi e rëndë që i është bërë shqiptarëve, njësoj si Kosova. Çamët nuk kanë një shtet me dinjitet që ti mbrojë. Shenjat nuk janë të mira, pasi kur del Kotzias, del i qeshur ndërsa Bushati del duke u përtypur. Ka që nga 2009 deri më sot që negociatat ishin të ngrira, për çfarë u shkrinë? Për çfarë u shkrinë për shkak të nevojës së një vetoje nga Greqia. Ne me Greqinë nuk jemi të vetëm në këtë botë. I kam kërkuar ministres së mbrojtjes që të ngrejë në Ministerialin e Natos çështjen Çame. Jemi dy vende anëtare të NATO që kanë një ligj lufte me njëri tjetrin", u shpreh Idrizi.
VIDEO/ Emisioni 'Repolitix' i ftuar në studio kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, pjesa e parë
Er.K/Shqiptarja.com

VIDEO








