Negociatat, Koka: Hungaria garanton
mbështetjen për Shqipërinë

Negociatat, Koka: Hungaria garanton<br />mbështetjen për Shqipërinë
TIRANE - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti sot një takim  Ministrin  hungarez të  Shtetit dhe të  Bujqësisë, Zsolt V. Németh, në kuadër të partneritetit dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes 2 vendeve.

Ministri Koka e njohu homologun e tij me zhvillimet dhe reformat më të fundit në Shqipëri, si dhe mbi politikën mjedisore që qeveria shqiptare ka ndjekur në këto tre vite, duke e sjellë për herë të parë mjedisin  në qendër të vëmendjes së shoqërisë shqiptare.

Më tej Ministri Koka bëri një pasqyrë e të arritjeve kryesore në fushën e Mjedisit, duke vënë theksin në përafrimin me sukses të  legjislacionit shqiptar mjedisor me atë të BE-së, suksesin e reformës administrative institucionale. Ai nënvizoi fokusin e punës së Ministrisë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, një nga sektorët ende më problematikë në mjedis, duke u ndalur në investimet e qeverisë shqiptare në këtë sektor.

Ministri Koka veçoi si një ndër arritjet kryesore angazhimin e Shqipërisë në adresimin e çështjeve klimatike, ku veçoi firmosjen e  Marrëveshjes e Parisit, nëpërmjet dorëzimit brenda afateve të Kontributit Kombëtar të Synuar nga ana e qeverisë shqiptare.

Ministri Koka, gjatë konferencës për shtyp theksoi: - “Hungaria garanton mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Komisionin Evropian. Ftojmë investitorët hungarezë në Shqipëri që të investojnë në fushat e mjedisit dhe bujqësisë. Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri e burime natyrore dhe potenciali për thithjen e turistëve në vendin tone është prioritet. 

Intensifikimi i marrëdhënieve midis dy vendeve në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave është garanci për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë”
Nga ana e tij, ministri hungarez, shprehu mbështetjen e Hungarisë në procesin e çeljeve të negociatave nga Komisioni Evropian.

Ministri hungarez Németh, gjatë konferencës për shtyp theksoi: - “Hungaria është e interesuar për integrimin e Shqipërisë, sepse kjo ndihmon edhe bashkëpunimin midis dy vendeve. Hungaria ka një eksperiencë të gjatë në mbrojtjen e mjedisit, të vlefshme për t’ia ofruar edhe Shqipërisë. Edhe Hungaria mund të përfitojë nga Shqipëria në procesin e ndryshimeve klimatike. Gjithashtu me bashkëpunimin e  institucioneve shkencore dhe akademike midis dy vendeve çelim rrugën e intensifikimit të bashkëpunimit”.

Në këtë takim fokus kryesor mes 2 ministrave ishte diskutimi mbi procesin e çeljes së negociatave të Shqipërisë nga Komisioni Evropian,  i cili pak javë më parë rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësimin me Shqipërinë. Ministrit Németh i siguroi Ministrit Koka mbështetjen dhe angazhimin e Hungarisë si vend anëtar në BE, për hapat dhe  procesin, që do të kalojë Shqipëria për çeljen e negociatave.

Ministri Koka e ftoi homologun e tij, që të nxisë investitorët hungarezë mbi mundësitë e shumta që ata kanë në vendin tonë në fushën mjedisore, dhe nga ana tjetër dhe nxitjen e turistëve hungarezë të vizitojnë Shqipërinë dhe të kenë mundësi që të shijojnë natyrën e bukur shqiptare, me të gjitha vlerat që ajo ofron.

Homologu hungarez Németh shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve,  veçanërisht edhe në fushën e Mjedisit për rritjen e cilësisë së ajrit apo menaxhimin e integruar të mbetjeve, por edhe të  ekoturizmit në zonat e mbrojtura dhe të mundësive për eksportin e produkteve shqiptare bujqësore.

Në përfundim të këtij takimi Ministri Koka kërkoi nga Hungaria,  mbështetjen për dhënien e përvojës më të mirë hungareze në fushën e ekspertizës mjedisore dhe  ngritjes së kapaciteteve pranë institucioneve të varësisë, me qëllim rritjen cilësore të performancës së tyre.

Palët diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit, financimeve dhe investimeve në fushën e Mjedisit dhe ato të bujqësisë dhe ekoturizmit, duke garantuar rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm për vendin tonë.

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij