"Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së", tha Kryeministri Mark Rutte, por shprehet se Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.

"Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi," tha Rutte për revistën Pobjeda nga Podgorica. Ai shtoi se disa vende nuk e dëshirojnë shkëputjen e dy vendeve.

I pyetur nëse ishte 2025 një afat realist për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte u përgjigj nuk ishte qëllim në vetvete. "Unë nuk kam asnjë ide. Dhe ky nuk është një qëllim. Ne nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE-së, por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e rreptë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë pozicioni ynë”përfundoi Rutte.

Franca vendosi veton duke bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në samitin e liderëve të BE-së në Tetor të këtij viti, ndërsa këtij vendimi iu bashkua edhe Holanda me Danimarkën.