Negociatat, kush është eurodeputeti
i 'Agimit të Artë' që kërcënon me veto

Negociatat, kush është eurodeputeti<br />i 'Agimit të Artë' që kërcënon me veto
Reporterit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ju desh të debatonte me eurodeputetë nazistë për çështjen e vetos greke në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Është hera e dytë brenda pak ditëve që eurodeputeti grek, Jorgos Epitideios, i cili është zgjedhur prej partisë naziste, “Agimi i Artë” kërcënon me veto Shqipërinë për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Jorgos Epitideios është gjeneral-lejtnant në pension. Ai mban kontakte të mëdha me përfaqësues të minoritarëve grekë në Shqipëri.

Është zgjedhur eurodeputet më 2014 i "Agimit të Artë" dhe merr pjesë në çdo aktivitet për autonominë e Vorios Epirit. Disa herë eurodeputeti Jorgos Epitideios është parë në shoqërinë e ekstremistëve grekë që frymojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë në paradën që organizon shoqata ekstremiste “Autonomia e Vorio Epirit”, e cila drejtohet nga Babis Krathanos.

Ndërkohë fotot që përmban ky shkrim vërtetojnë veprimtarinë irredentiste të eurodeputetit grek, i cili kërkon bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./Arben Llalla

Jorgos Epitideios
jorgo
(Eurodeputeti grek, Jorgos Epitideios)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon