Deputetja e PS, Evis Kushi ishte e ftuar në Report Tv për të folur për negociatat, Reformën në Drejtësi dhe akuzat e opozitës. Kushi u shpreh optimiste për hapjen e negociatave në qershor, ndërsa vlerësoi rezultatet e Vettingut.

Janë 21 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dalë jashtë sistemit. Në ditët në vazhdim presim më shumë. Por, nuk mjafton që të dalin jashtë sistemit dhe të shijojnë paratë... Negociatat? Unë jam optimiste, por jo thjeshtë nga dëshira, por me këmbë në tokë.

Kontributi që dha opozita nuk ishte konstruktiv, pasi që në diskutimet e para vijuan me të njëjtin refren, droga, krimi, probleme që mund të kenë ekzistuar, por ka progres sipas raportit. Probleme ka pasur edhe për krimin dhe kanabisin, por është bërë progres. Edhe ne nuk mund të fluturojmë për këtë rekomandim pa kushte, por edhe sikur të merret vendimi duhet ta konsiderojmë inkurajim dhe përgjegjësi për të vijuar reformat.

Evis Kushi

Pas prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve, deputetja e PS shprehet se ka ardhur radha për të bërë vetting edhe për politikanët.

Pse jo, vetting edhe për politikanët, nëse ka që kanë abuzuar duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar.  

Evis Kushi